Dhikri pas namazit (pas çdo namazi)

Përmendja e Allahut pas namazeve farz, pasi jepet selami.

1 Një herë

أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ (٣)، اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ وَمِنْكَ السَّلَامُ، تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

Kuptimi dhe burimi

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, e pastaj

e madhëronte Zotin e tij duke thënë: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje e pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Allahu është i përkryer në cilësitë e Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ti nga Ai e kërkon shpëtimin nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, e jo nga dikush tjetër. Të mirat e Allahut të Lartësuar janë të shumëfishuara në të dyja botët, Ai është Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit."

Dobitë

  • Është e preferuar të thuhet në vazhdimësi pas çdo namazi (farz) shprehja "estagfirullah".
  • Është i preferuar istigfari për t'i plotësuar mangësitë gjatë adhurimit.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Kuptimi dhe burimi

Verradi, i çrobëruari i Mugire ibën Shu’bes, tregon: "Mugire ibën Shu’be i shkroi Muaviut se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ pas çdo namazi obligativ, thoshte*: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."

Kjo nënkupton se unë e miratoj dhe e pranoj fjalën e teuhidit (monoteizmit): La ilahe il-lallah. Adhurimin e vërtetë e pohoj për Allahun dhe e mohoj atë nga çdo gjë tjetër, kështu që nuk ka të denjë për t'u adhuruar pos Allahut. Gjithashtu e miratoj se pushteti i vërtetë e i plotë i takon Allahut dhe gjithë lavdërimi i banorëve të qiejve dhe të Tokës i takon Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Atë që Allahu e ka caktuar për t'ia dhënë dikujt ose për të mos ia dhënë dikujt tjetër, askush nuk mund ta kthejë dhe tek Ai nuk bën dobi pasuria e të pasurit, por bën dobi vepra e tij e mirë.

Dobitë

  • Është e rekomanduar të thuhet ky dhikër pas namazeve (farz), sepse ngërthen në vete fjalë të monoteizmit dhe lavdërimit (ndaj Allahut).
  • Shpejtimi për t'i praktikuar këto sunete dhe për t'i përhapur.

Lexo në HadeethEnc.com

3 Një herë

لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللهِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، ‌وَلَا ‌نَعْبُدُ ‌إِلَّا إِيَّاهُ، لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Zubejri tregon: Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pas çdo namazi (farz), pasi jepte selam, thoshte: "S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi e lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!" Abdullah ibn Zubejri thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)."

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte (Allahun me) këtë dhikër madhështor pas selamit të çdo namazi farz dhe kuptimi i tij është:

"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut", respektivisht nuk ka zot që meriton të adhurohet pos Allahut.

"që është Një dhe i Pashoq", respektivisht Ai nuk ka ortakë në adhurimin, zotërimin dhe emrat e cilësitë e Tij.

"Atij i takon sundimi", respektivisht Atij i takon sundimi absolut, i përgjithshëm e gjithëpërfshirës, sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre.

"dhe lavdia", respektivisht Ai përshkruhet me përsosuri absolute, i lavdëruar me përsosuri nga dashuria dhe madhërimi në të gjitha rrethanat, në mirëqenie dhe në gjendje të vështirë.

"Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!", pra fuqia e Tij është e përkryer dhe e plotë në çdo aspekt, asgjë nuk mund t'i shpëtojë Atij dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.

"S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut!" Pra, nuk ka ndryshim nga një gjendje në tjetrën, ose nga mosbindja ndaj Allahut në bindje ndaj Tij, e as fuqi, përveçse me Allahun, sepse Ai është Ndihmësi dhe tek Ai mbështetemi.

"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij!", vërtetim i kuptimit se Ai është i denjë për adhurim dhe vërtetim i mohimit të idhujtarisë, dhe se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij.

"Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij", Ai është që i krijon dhe i posedon dhuntitë dhe ia dhuron kujt të dojë nga robërit e Vet.

"dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur!", për Qenien, cilësitë, veprat dhe dhuntitë e Tij, si dhe për çdo gjendje.

"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të", pra, duke e veçuar Atë me adhurim, e jo për syefaqësi e prestigj.

"edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!", pra, jemi të qëndrueshëm në veçimin e Allahut në adhurim, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

Dobitë

  • Është i rekomanduar që ky dhikër të bëhet në vazhdimësi pas çdo namazi farz.
  • Muslimani është krenar me fenë e tij dhe i shfaq simbolet e fesë, edhe nëse jobesimtarët e urrejnë këtë gjë.
  • Nëse shprehja “dubur es sal-lah” (pas namazit) vjen në hadith, dhe ajo që përmendet në hadith është dhikër, atëherë në parim ai thuhet pas selamit (përfundimit të namazit), e, nëse është lutje, atëherë thuhet para selamit, para se të përfundojë namazi.

Lexo në HadeethEnc.com

4 Një herë

سُبْحَانَ اللَّهِ (٣٣)، الْحَمْدُ لِلَّهِ (٣٣)، اللَّهُ أَكْبَرُ (٣٣)، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kushdo që thotë pas kryerjes së namazit obligativ:

tridhjetë e tri herë: "Subhanallah", që nënkupton dëlirësimin e Allahut nga mangësitë.

tridhjetë e tri herë: "Elhamdulilah", që nënkupton falënderimin e Allahut përmes cilësive të përsosura, me dashuri dhe madhërim.

tridhjetë e tri herë: "Allahu ekber", që nënkupton se Allahu është më i madh se çdo gjë.

Dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kul-li shej'in kadir", kuptimi i së cilës është: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit e pa ortak, dhe se Ai, është Ai që ka sundim të plotë, Ai që është i denjë për falënderim dhe lavdërim, duke i thënë këto me dashuri dhe madhërim, e duke besuar se askush tjetër nuk është i denjë për këto përveç Tij, si dhe se Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se asgjë nuk është e pamundur për Të.

Kështu, ai që e thotë këtë, mëkatet do t'i fshihen dhe do t'i falen, edhe nëse janë të shumta, si shkuma e bardhë që ngrihet mbi ujin e detit kur dallgëzohet dhe egërsohet.

Dobitë

  • Ky dhikër është i pëlqyeshëm të thuhet pas namazeve të obliguara.
  • Ky dhikër është shkak për faljen e mëkateve.
  • Mirësia, mëshira dhe falja e Allahut të Lartësuar janë madhështore.
  • Ky dhikër është shkak për shlyerjen e mëkateve, respektivisht shlyerjen e mëkateve të vogla, sepse mëkatet e mëdha i shlyen vetëm pendimi.

Lexo në HadeethEnc.com

5 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Nga Ka'b ibn Uxhreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber".

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar për disa fjalë të dhikrit, të cilat kush i thotë, nuk dështon dhe nuk bëhet pishman, por do të marrë shpërblimin e këtyre fjalëve. Këto fjalë thuhen menjëherë pas namazit farz njëra pas tjetrës. Ato janë:

"Subhanallah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë.

"Elhamdulilah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë përsosurinë absolute të Allahut të Madhëruar, duke e shoqëruar me dashurinë ndaj Tij dhe madhërimin e Tij.

"Allahu ekber" 34 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu është më i madh, më i madhërishëm dhe më i fuqshëm se çdo send.

Dobitë

  • Vlera e fjalëve: subhanallah, elhamdulilah dhe Allahu ekber. Këto fjalë janë veprat e mira që ngelin përgjithmonë.

Lexo në HadeethEnc.com

6 Një herë

اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes.”

رواه النسائي في الكبرى Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes. Ky ajet është në suren el Bekare, respektivisht Fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur para tyre dhe çdo gjë që do të ndodhë pas tyre, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursia e Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!" (El Bekare, 255)

Dobitë

  • Vlera e këtij ajeti është e madhe, për faktin se ngërthen në vete emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta të Allahut të Lartësuar.
  • Është e pëlqyeshme që të lexohet ky ajet madhështor pas çdo namazi farz (obligativ).
  • Veprat e mira janë shkak për të hyrë në Xhenet.

Lexo në HadeethEnc.com

7 Një herë

اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ

Kuptimi dhe burimi

Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

رواه أبو داود والنسائي وأحمد Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ e mori për dore Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: "Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis, o Muadh, që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend", - në çdo fjalë e vepër që më afron drejt adhurimit. "Të të falënderoj", - për t'i arritur begatitë dhe për t'iu shmangur fatkeqësive. dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!", - duka ia kushtuar adhurimin sinqerisht Allahut dhe duke e ndjekur Profetin ﷺ.''

Dobitë

  • Është e ligjshme që të lajmërohet personi të cilin e do për hir të Allahut.
  • Është e rekomanduar të thuhet kjo lutje pas përfundimit të çdo namazi obligativ dhe vullnetar.
  • Në këtë lutje me këto fjalë të shkurtra përfshihen kërkesat për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
  • Nga dobitë e dashurisë për hir të Allahut janë këshillimi i ndërsjellë për të vërtetën, dhënia e këshillave dhe bashkëpunimi në mirësi e devotshmëri.
  • Tibiu tha: "Përmendja e Allahut është fillimi drejt kënaqësisë shpirtërore, falënderimit të Tij dhe mjet për t'i arritur mirësitë e dëshiruara, ndërsa adhurimi i përkryer kërkon shkëputje nga çdo gjë që e shpërqendron njeriun nga Allahu i Lartësuar."

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Dhikri pas namazit: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.