Lutjet në namaz: hyrja, rukuja, sexhdja dhe teshehudi

Lutjet që Pejgamberi ﷺ i thoshte brenda namazit, nga tekbiri fillestar deri te selami.

1 Një herë

اللهُمَّ بَاعِدْ بَيْنِي وَبَيْنَ خَطَايَايَ كَمَا بَاعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ، اللهُمَّ نَقِّنِي مِنْ خَطَايَايَ كَمَا يُنَقَّى الثَّوْبُ الْأَبْيَضُ مِنَ الدَّنَسِ، اللهُمَّ اغْسِلْنِي مِنْ خَطَايَايَ بِالثَّلْجِ وَالْمَاءِ وَالْبَرَدِ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfshin im atë e ime më, gjatë kohës që ti hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë thua?" Ai m'u përgjigj: “Them: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rrobja e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër)!”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte këndimin e Fatihasë; ai e fillonte namazin e tij me disa lutje. Prej lutjeve që transmetohen është dhe kjo: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi!" I lutej Allahut të Lartmadhëruar ta largojë nga mëkatet që të mos bjerë në to, aq larg sa të mos takohet fare me to, ashtu siç nuk ka kurrë takim mes lindjes dhe perëndimit. E, nëse ndodh që të bjerë në to, ta pastrojë dhe t'ia heqë ato ashtu siç hiqet papastërtia nga rrobja e bardhë, si dhe ta pastrojë nga mëkatet dhe ta freskojë prej zjarrit dhe nxehtësisë së tyre me këta pastrues të freskët: ujë, borë dhe breshër.

Dobitë

  • Lutja e hapjes së namazit duhet të lexohet pa zë, edhe nëse namazi është me zë.
  • Kujdesi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të mësuar rreth situatave të ndryshme të Profetit ﷺ, qofshin lëvizje apo momente të qetësisë.
  • Janë transmetuar forma të tjera të lutjes së hapjes së namazit, kështu që më mirë është që njeriu t'i thotë të gjitha lutjet hapëse të transmetuara dhe të vërtetuara nga Profeti ﷺ duke thënë herë njërën e herë tjetrën.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، اللَّهُمَّ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ، مِلْءَ السَّمَاوَاتِ وَمِلْءَ الْأَرْضِ وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْدُ

Kuptimi dhe burimi

Ibën Ebi Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e ngrinte shpinën nga rukuja në namaz, thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, që do të thotë: kush e lavdëron Allahun e Lartësuar, Ai i përgjigjet dhe ia pranon lavdërimin dhe e shpërblen. Pastaj e lavdëron Allahun duke thënë: “Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu." Lavdërim, aq sa mbushen qiejt, Toka e çfarë ka mes tyre dhe çdo gjë tjetër që do Allahu.

Dobitë

  • Sqarimi se çfarë është e rekomanduar të thotë namazliu kur ta ngrejë kokën nga rukuja.
  • Obligueshmëria që të qëndrojmë drejt dhe të jemi të qetë pas ngritjes nga rukja, sepse nuk mund ta themi këtë dhikër nëse nuk jemi të drejtuar dhe të qetë.
  • Ky dhikër është i ligjshëm të thuhet në të gjitha namazet, qofshin obligative, qofshin vullnetare.

Lexo në HadeethEnc.com

3 Një herë

اللَّهمَّ اغْفِرْ لي، وارْحَمْنِي، وعافِني، واهْدِني، وارزقْنِي

Kuptimi dhe burimi

Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Grada: Hasen bi shevahidihi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në namazin e tij i bënte këto pesë lutje ndërmjet dy sexhdeve, për të cilat muslimani ka shumë nevojë. Këto lutje ngërthejnë në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, bie fjala, kërkimi i faljes, mbulimi i mëkateve dhe tejkalimi i tyre, kërkimi i mëshirës, ​​shpëtimi nga dyshimet, epshet e sëmundjet; lutja drejtuar Allahut për udhëzim drejt së vërtetës dhe qëndrueshmërisë në të; lutja për të të dhënë besim, dituri, vepra të mira dhe për të të dhënë pasuri hallall e të mirë.

Dobitë

  • Ligjësimi i kësaj lutjeje në uljen që bëhet ndërmjet dy sexhdeve.
  • Vlera e kësaj lutjeje, sepse ngërthen në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Lexo në HadeethEnc.com

4 Një herë

اللهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي كُلَّهُ دِقَّهُ، وَجِلَّهُ، وَأَوَّلَهُ وَآخِرَهُ وَعَلَانِيَتَهُ وَسِرَّهُ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ e bënte këtë lutje gjatë sexhdes së tij: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet", duke i fshehur ato, dhe më mbro nga pasojat e tyre përmes faljes, neglizhencës dhe mëshirës. "të gjitha", d.m.th.: ato që janë "të vogla", pra të pakta dhe të lehta, "e të mëdha", të shumta dhe të rënda; mëkate "të kaluara e të ardhme", dhe ato që janë në mes tyre; "të bëra haptas dhe ato fshehtas!”, të cilat nuk i di askush tjetër përveç Teje, o Ti i Lartësuar.

Dobitë

  • Ibn Kajimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Kërkimi i faljes për mëkatet e vogla dhe të mëdha, të pakta dhe të shumta, të kaluarat dhe të ardhmet, të fshehtat dhe të hapura; kjo përfshirje e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse në lutje ka për qëllim që pendimi të përfshijë si mëkatet për të cilat robi është i vetëdijshëm, ashtu edhe ato për të cilat nuk është i vetëdijshëm."
  • Është thënë: "Mëkatet e vogla janë paraprirë në lutje kundrejt atyre të mëdha, sepse ai që kërkon (nga Allahu) ngrihet gradualisht në kërkesën e tij, pra përparon. Dhe sepse mëkatet e mëdha shpesh burojnë nga këmbëngulja në mëkatet e vogla dhe mosvëmendja ndaj tyre, kështu që ato janë rrugë drejt mëkateve të mëdha."
  • Përgjërimi para Allahut të Lartësuar, duke i kërkuar falje për të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha.
  • Neveviu ka thënë: "Në këtë (hadith) theksohet rëndësia e lutjes dhe shtimi i fjalëve të saj, edhe nëse disa prej tyre e përfshijnë kuptimin e të tjerave."

Lexo në HadeethEnc.com

5 Një herë

اللهُمَّ أَعُوذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ، وَبِمُعَافَاتِكَ مِنْ عُقُوبَتِكَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْكَ لَا أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْكَ أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ

Kuptimi dhe burimi

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk e gjeta në shtrat, ndaj fillova ta kërkoj, sakaq dora më preku shputat e tij, të shtrira, ndërsa ai ndodhej në sexhde, duke thënë: “All-llahumme, inni eudhu bi ridake min sehatik, ve bi muafatike min ukubetik, ve eudhu bike minke, la uhsi thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsik" - "O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Po flija pranë Profetit ﷺ dhe nuk e gjeta natën. Preka me dorë vendin ku ai falej në dhomë dhe e gjeta duke bërë sexhde me këmbët e ngritura, ndërsa thoshte:

"... kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt", respektivisht afrohem tek Ti përmes kënaqësisë Sate të më mbrosh mua dhe umetin tim. Dhe kërkoj mbrojte "me faljen Tënde" të madhe "nga dënimi Yt." "...dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti!" me cilësitë e bukurisë Sate nga cilësitë e madhështisë Sate, sepse askush nuk mund të ofrojë mbrojtje prej Teje përveç Teje, dhe nuk ka strehë e as shpëtim prej Allahut, përveçse tek Allahu. "Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton", jam i paaftë dhe nuk mund ta rendis apo ta numëroj, për shkak të pamundësisë sime për të përmendur plotësisht mirësinë dhe bujarinë Tënde në mënyrën që të takon Ty, sado që të përpiqem. "Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten!", sepse vetëm Ti e ke lavdëruar Veten në mënyrën që të takon Ty, e kush mund të të lavdërojë siç duhet?!

Dobitë

  • Është e preferuar të thuhen këto lutje gjatë sexhdes.
  • Mireku ka thënë: "Një nga versionet e transmetuara nga Nesaiu, ai përmend: "Ai e thoshte këtë lutje pasi e përfundonte namazin dhe shkonte për të fjetur."
  • Është e pëlqyeshme të lavdërohet Allahu përmes cilësive të Tij dhe t’i bëhet lutje përmes emrave të Tij, të cilët janë të vërtetuar në Kuran dhe Sunet.
  • Kjo nënkupton madhërimin e Krijuesit në ruku (përkulje) dhe sexhde.
  • Kërkimi i mbrojtjes përmes cilësësive të Allahut është i lejuar, ashtu siç është i lejuar kërkimi i mbrojtjes përmes Vetes së Tij.
  • Hatabiu ka thënë: "Kjo lutje mbart një kuptim të hollë, që është: Profeti ﷺ kërkoi mbrojtje tek Allahu për ta ruajtur atë nga zemërimi i Tij me kënaqësinë e Tij dhe nga dënimi i Tij me faljen e Tij, duke pasur parasysh se "kënaqësia" dhe "zemërimi" janë dy të kundërta dhe e njëjta gjë vlen për "faljen" dhe "dënimin". Megjithatë, kur e përmendi Atë që nuk ka të kundërt, domethënë Allahun e Lartësuar, ai nuk kërkoi mbrojtje veçse tek Ai nga Ai Vetë. Kjo do të thotë: Kërkimi i faljes së Allahut për mangësitë në përmbushjen e adhurimit kushtuar Tij, siç duhet dhe lavdërimi i Tij. Fjala e tij: "Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton". Domethënë: "Unë jam i pafuqishëm ta bëj këtë dhe nuk mund ta arrij këtë gjë."

Lexo në HadeethEnc.com

6 Një herë

اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ، اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ

Kuptimi dhe burimi

Abdurrahman ibn ebi Lejla ka treguar se Ka'b ibn Uxhrah e ka takuar dhe i ka thënë: "A të të jap një dhuratë? Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Sahabët e pyetën Profetin (paqja qoftë mbi të!) për mënyrën e dërgimit të salavateve mbi të në uljen e teshehudit, pasi mënyrën e dërgimit të selamit e kishin mësuar më parë; "Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu." Profeti (paqja qoftë mbi të!) u tregoi atyre mënyrën e dërgimit të salavateve, kuptimi i të cilave është: "Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed" D.m.th: lavdëroje në praninë e kuvendit të lartë Muhamedin bashkë me pasuesit e tij dhe të afërmit e tij besimtarë. "kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm." Begatoje Muhamedin (paqja qoftë mbi të!) ashtu siç begatove familjen e Ibrahimit, familja e të cilit përbëhej nga Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, pasardhësit dhe pasuesit e tyre besimtarë. "Inneke Ḥamĩdun Mexhĩd." D.m.th: i Përlëvduar në qenien, cilësitë dhe veprimet e Tua dhe i Lartmadhëruar në madhështinë, sundimin dhe mirësinë Tënde. "Allãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm" d.m.th: jepi atij mirësinë dhe begatinë më të madhe, shtoje atë për të dhe bëj që ajo të jetë e pashterueshme!

Dobitë

  • Të parët e këtij umeti shkëmbenin me njëri-tjetrin dhurata nga çështjet e dijes.
  • Obligueshmëria e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) në teshehudin e fundit të namazit.
  • Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i mësoi shokëve të tij mënyrën e dërgimit të selamit dhe të salavateve mbi të.
  • Kjo është forma më e plotë e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!).

Lexo në HadeethEnc.com

7 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ، وَمِنْ عَذَابِ النَّارِ، وَمِنْ فِتْنَةِ المَحْيَا وَالمَمَاتِ، وَمِنْ فِتْنَةِ المَسِيحِ الدَّجَّالِ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Para se Profeti ﷺ ta përfundonte teshehudin e fundit, i kërkonte mbrojtje Allahut që ta ruante nga katër gjëra dhe na urdhëroi edhe ne të bëjmë një gjë të tillë.

E para: Nga dënimi i varrit.

E dyta: Nga dënimi i Zjarrit, që është në Ditën e Kiametit.

E treta: Nga sprova e kësaj jete, si: epshet e ndaluara të kësaj bote dhe nga dyshimet lajthitëse, si dhe nga sprova e vdekjes, respektivisht çasti para vdekjes, që të mos largohemi nga Islami ose Suneti ose nga sprova e varrit, siç është pyetja e dy melekëve.

E katërta: Sprova e mesihut Dexhall, që do të shfaqet në fund të kohës, para Kiametit, me të cilin Allahu do t'i sprovojë robërit e Tij. Profeti ﷺ e veçoi me përmendje, për shkak të fitnes (sprovës) dhe devijimit të madh që ua bën të tjerëve.

Dobitë

  • Kjo lutje kërkimstrehimi është një nga lutjet më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse, sepse përfshin kërkimstrehimin (tek Allahu) që të na mbrojë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
  • Pohimi dhe vërtetimi i dënimit të varrit dhe se ai është hak (i vërtetë).
  • Rreziku i fitneve (sprovave) dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës së Allahut dhe lutjes drejtuar Atij që të na shpëtojë prej tyre.
  • Pohimi se Dexhalli do të dalë dhe se fitneja (sprova) e tij është e madhe.
  • Thënia e kësaj lutjeje është e rekomanduar pas teshehudit të fundit.
  • Pas veprës së mirë është e rekomanduar të bëhet lutje.

Lexo në HadeethEnc.com

8 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ sqaron se robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde. Kjo, se, kur njeriu bie në sexhde, pjesët më fisnike të trupit i vendos në tokë, duke qenë i nënshtruar, i përulur dhe modest para Allahut të Lartmadhëruar.

Profeti ﷺ urdhëroi që lutjet të shtohen gjatë sexhdes, kështu që në këtë gjendje bëhen bashkë përulja para Allahut me fjalë dhe me vepër.

Dobitë

  • Adhurimi i shton robit afrimin me Allahun e Lartmadhëruar.
  • Është e rekomanduar që gjatë sexhdes të shpeshtohen lutjet, sepse është vend ku lutjet pranohen.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutjet në namaz: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.