Lutje gjithëpërfshirëse për këtë jetë dhe për ahiretin

Lutje të shkurtra që kërkojnë çdo të mirë, në këtë botë dhe në ahiret.

1 Një herë

اللَّهُمَّ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً، وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً، وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

Kuptimi dhe burimi

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) shpesh lutej me dua gjithëpërfshirëse, si: "O Allah, jepna mirësi në këtë jetë dhe mirësi në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!" Kjo lutje përmban mirësitë e kësaj jete, si: jetesë të lehtë, të bollshme dhe të ligjshme, bashkëshorte të devotshme, fëmijë të mbarë, qetësi, dije të dobishme, punë të mira dhe kërkesa të tjera si këto që u përmendën, të mira dhe të ligjshme. Ajo përmban gjithashtu mirësitë e jetës tjetër, si: shpëtimi nga dënimi i varrit, nga dënimi i Ditës së Llogarisë dhe nga dënimi i Zjarrit. Si dhe fitimi i kënaqësisë së Allahut, fitimi i begative të amshueshme dhe të qenët pranë Zotit të Mëshirshëm.

Dobitë

  • Pëlqehet që lutjet të bëhen me duatë gjithëpërfshirëse, duke ndjekur traditën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!).
  • Mënyra e përsosur është që njeriu të bashkojë në duanë e tij midis mirësive të kësaj jete dhe të jetës tjetër.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ الْخَيْرِ كُلِّهِ، عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ، مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ الشَّرِّ كُلِّهِ، عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ، مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا سَأَلَكَ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا عَاذَ بِهِ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ، وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ النَّارِ، وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ، وَأَسْأَلُكَ أَنْ تَجْعَلَ كُلَّ قَضَاءٍ قَضَيْتَهُ لِي خَيْرًا

Kuptimi dhe burimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësoi këtë lutje: "All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt. O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër. Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!"

رواه ابن ماجه وأحمد Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ia mësoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lutjet gjithëpërfshirëse, të cilat janë katër lutje:

E para: Lutje gjithëpërfshirëse për çdo mirësi: "O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di", që ma ke mësuar "dhe atë që nuk e di" që është në dijen Tënde, o i Lartësuar! Në këtë lutje ka dorëzim të çështjes tek Allahu, i Gjithëdituri, i Mirinformuari dhe i Buti; kështu që Allahu i Lartësuar zgjedh për muslimanin atë që është më e mira dhe më e përsosura. "Dhe kërkoj mbrojtje", mbështetem dhe strehohem "tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di."

E dyta: Kjo është një mbrojtje për muslimanin që mos t'i tejkalojë kufijtë në lutje. "O Allah, e kërkoj prej Teje", të lus për "çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt", Muhamedi ﷺ "dhe kërkoj mbrojtje tek Ti", strehohem dhe mbështetem të më ruash "nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt." Kjo është një lutje dhe kërkesë drejtuar Allahut që t’i japë lutësit nga ato që i ka kërkuar dhe e ka lutur për vete Profeti Muhamed ﷺ, pa përmendur llojet e veçanta të lutjeve që ai ﷺ i ka bërë.

E treta: Kërkesa për hyrjen në Xhenet dhe largimin nga Zjarri, e cila është dëshira e çdo muslimani dhe synimi i veprave të tij. "O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin" dhe që të shpëtoj në të "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër" e mirë që të kënaq Ty, "...dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri", sepse nuk ka shpëtim nga veprat e shëmtuara, veçse me mirësinë Tënde. "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër", nga mëkatet që të zemërojnë Ty.

E katërta: Lutja për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut. "Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!" D.m.th., çdo çështje që Allahu ka caktuar për mua, ta bëjë të jetë në të mirën time. Kjo është një lutje për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut.

Dobitë

  • Nga ky hadith përfitojmë që bashkëshorti t'ia mësojë bashkëshortes gjërat e dobishme që kanë të bëjnë me çështjet e fesë dhe të kësaj bote, ashtu siç e mësoi Profeti ﷺ Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
  • Më e mira për muslimanin është t'i mësojë lutjet që kanë ardhur nga Profeti ﷺ, sepse ato janë nga lutjet gjithëpërfshirëse.
  • Dijetarët kanë thënë për këtë hadith: "Ky është hadithi më i plotë ku e lusim Allahun për të mirat dhe i kërkojmë mbrojtje të na ruajë nga të këqijat. Ky është nga lutjet gjithëpërfshirëse që i janë dhënë Profetit ﷺ."
  • Ndër shkaqet për hyrje në Xhenet, pas mëshirës së Allahut, janë veprat dhe fjalët e mira.

Lexo në HadeethEnc.com

3 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَتِي -أَو: عَوْرَاتِي- وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي

Kuptimi dhe burimi

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"

Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej:

"O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe" dhe të më shpëtosh nga sëmundjet, fatkeqësitë dhe vështirësitë e kësaj bote, si dhe nga dëshirat dhe sprovat që kanë të bëjnë me fenë "në këtë botë dhe në botën tjetër", qofshin ato të menjëhershme apo të ardhshme."

"O Allah! Të lutem të më falësh", të m'i shlyesh mëkatet dhe të m'i tejkalon ato, "...dhe të më ruash" dhe të më shpëtosh nga të metat "...në fenë time", qofshin shirk (idhujtari), bidate (risi në fe) apo mëkate, dhe "në jetën time të këtushme", nga fatkeqësitë, lëndimet dhe të këqijat, dhe "në familjen time", gruan, fëmijët dhe të afërmit e mi, "dhe në pasurinë time", që e zotëroj dhe në punët e mia.

"O Allah! M’i mbulo të metat" dhe çfarëdo të metash, defekte dhe mangësish që kam, shlyeji mëkatet e mia, "...dhe më qetëso nga gjërat frikësuese", si paniku e të ngjashme.

"O Allah! Më ruaj" dhe largoji nga unë fatkeqësitë, mundimet dhe sprovimet. "...nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart." Profeti ﷺ e luti Allahun ta ruajë nga të gjitha drejtimet, sepse sprovimet dhe dëmet i afrohen njeriut nga këto drejtime.

"Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka", ose të kapem e të ndëshkohem befasisht, "...nga poshtë!", dhe të shkatërrohem me shembje.

Dobitë

  • Përkujdesja për këto fjalë, duke e ndjekur kështu Profetin ﷺ."
  • Njeriu, ashtu siç është urdhëruar të kërkojë nga Allahu që ta ruajë në fe, ashtu është urdhëruar të kërkojë edhe në këtë botë.
  • Tibiu ka thënë: "(Kjo lutje) ka përfshirë gjashtë drejtimet, sepse të këqijat vijnë prej tyre, si dhe ka theksuar posaçërisht drejtimin e poshtëm për shkak se të këqijat vijnë prej tij."
  • Më e mira për thënien e dhikrit është në mëngjes. Është koha nga lindja e agimit deri në lindjen e diellit në fillim të ditës, dhe pas ikindisë deri para perëndimit të diellit. Nëse e thotë pas këtyre kohëve, pra, në mëngjes pas ngritjes së diellit, i llogaritet tamam. Po ashtu, nëse e thotë pas drekës, i llogaritet tamam, dhe po ashtu pas akshamit, i llogaritet tamam, meqë kjo është koha për dhikër.
  • Nëse argumenti tregon se dhikri ka kohë të caktuar gjatë natës, siç është leximi i dy ajeteve të fundit të surës el-Bekare, atëherë ato lexohen natën, që pas perëndimit të diellit.

Lexo në HadeethEnc.com

4 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: Thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun e Lartadhëruar!” Ai tha: “Kërkoji Allahut mirëqenie!” Pas disa ditësh shkova tek ai dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun." Ai më tha: “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!"

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Grada: Sahih li gajrihi

Shpjegimi

Xhaxhai i Profetit ﷺ, Abasi ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ t’i mësonte një dua që të mund t’i drejtohej Allahut me të, kështu që Profeti ﷺ i mësoi atij të kërkonte nga Allahu mirëqenie dhe shpëtim nga sprovat dhe të metat, qoftë në fe, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Pas disa ditësh, Abasi u kthye përsëri te Profeti ﷺ dhe i kërkoi që t’i mësonte një dua tjetër për t’iu lutur Allahut. Atëherë Profeti ﷺ, me dashamirësi i tha: "O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, kërko nga Allahu mirëqenie, që të të largojë çdo të keqe dhe të të sjellë çdo të mirë e dobi, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër!

Dobitë

  • Përsëritja e së njëjtës përgjigje nga Profeti ﷺ ndaj Abasit kur ai e pyeti për herë të dytë tregon se mirëqenia është gjëja më e mirë që robi duhet t’i kërkojë Zotit të tij.
  • Sqarimi i vlerës së mirëqenies dhe faktit se ajo përmban të gjitha të mirat, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
  • Përkushtimi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të shtuar dijen dhe të mirat.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutje gjithëpërfshirëse: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.