قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ﴿١﴾ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ﴿٤﴾ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ﴿١﴾ مَلِكِ النَّاسِ ﴿٢﴾ إِلَهِ النَّاسِ ﴿٣﴾ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ﴿٤﴾ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ﴿٥﴾ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ ﴿٦﴾
Kuptimi dhe burimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas, e më pas e përshkonte trupin sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur. Kështu vepronte tri herë radhazi."
Transmeton Buhariu Grada: Sahih
Shpjegimi
Një nga udhëzimet e Profetit ﷺ ishte se, kur binte në shtrat për të fjetur, i bashkonte shuplakat e duarve dhe i çonte ato, - siç bën lutësi gjatë lutjes, - dhe frynte butësisht nga goja e tij me një të fryrë të vogël, e cila përmbante pakëz pështymë dhe i lexonte tri suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas*, e më pas e përshkonte trupin me duart e tij, aq sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur përpara trupit të tij. Kështu vepronte tri herë radhazi.
Dobitë
- Është e preferuar të lexohet surja el Ihlas dhe ato el Muavidhetejn (suret: el Felek dhe en Nas) para gjumit, të fryhet me to (duart) dhe të përshkohet trupi sa më shumë me duar.