Çfarë të bësh pas një ëndrre të mirë ose të keqe

Çfarë bëhet dhe thuhet pas një ëndrre të mirë dhe pas një ëndrre që të frikëson.

1 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrrat e mira dhe të gëzueshme janë prej Allahut, ndërsa ëndrra që njeriu e urren dhe që e mërzit është prej shejtanit.

Prandaj, kush sheh diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në anën e majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, se kështu ajo nuk e dëmton, sepse Allahu e ka bërë këtë që përmendet si mjet mbrojtës nga e keqja, që mund të vijë prej asaj ëndrre.

Dobitë

  • Arabisht, er ru'ja dhe el hulum, i referohen asaj që njeriu sheh gjatë gjumit. Megjithatë, shprehja "er ru'ja" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të mira dhe të këndshme, ndërsa "el hulum" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të këqija dhe të shëmtuara, edhe pse të dyja mund të përdoren ndërsjellë.
  • Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë: Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush që e ka parë diçka për të. 2- Vetëpërsiatje: Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit. 3- Ëndërr djallëzore: Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
  • Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra: Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
  • Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”

Transmeton Buhariu Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrra e mirë dhe e gëzueshme në gjumë është nga Allahu dhe ka udhëzuar që njeriu ta lavdërojë Allahun për të dhe ta tregojë atë. Ndërsa, nëse sheh diçka që e urren dhe e pikëllon, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe të mos ia tregojë askujt, sepse ajo nuk do ta dëmtojë, pasi Allahu e ka bërë fshehjen e saj një mjet mbrojtjeje nga dëmi që mund të vijë prej saj.

Dobitë

  • Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë. Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush, që ka parë diçka për të. 2- Vetëpërsiatje. Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit. 3- Ëndërr djallëzore. Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
  • Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra: Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
  • Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.
  • Ibn Haxheri ka thënë: "Urtësia është se, nëse dikush ia tregon ëndrrën e mirë dikujt, që nuk e do, ai mund t’ia interpretojë atë në një mënyrë që nuk i pëlqen, qoftë nga urrejtja apo zilia, dhe ajo mund të ndodhë ashtu siç është interpretuar, ose ai mund ta fusë veten në pikëllim dhe mërzi për shkak të saj. Prandaj, njeriu është urdhëruar që të mos ia tregojë ëndrrën e tij të mirë atyre që nuk i do."
  • Lavëdrimi i Allahut për begatitë dhe dhuntitë e Tij, pasi kjo është shkak që ato të vazhdojnë.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja pas një ëndrre të keqe: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.