Sureja Al-Masad المسد

Përkthimi: Albanian Translation - Hassan Nahi

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ ١

Tabbat yadā abī lahabin watabb

Iu thafshin duart Ebu Lehebit438 dhe u thaftë në gjithçka!

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ ٢

Mā aghnā 'anhu māluhū wamā kasab

Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.439

سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ ٣

Sayaslā nāran dhāta lahab

Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,

وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ ٤

Wamra'atuhū hammālatal-hatab

po ashtu edhe gruaja e tij440, që mbart drutë e zjarrit,

فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ ٥

Fī jīdihā hablum mim masad

në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.

Numrat e shënimeve të çojnë te faqja e ajetit, ku shfaqen shënimet e përkthyesit.

Transliterimi është një ndihmë për leximin, shkruar nga Qabas sipas tekstit arab. Për shqiptimin e saktë mësoni shkronjat arabe dhe texhvidin.

Pyetje

Sa ajete ka sureja Al-Masad?

Sureja Al-Masad ka 5 ajete. Është sureja numër 111 e Kuranit.

A është sureja Al-Masad mekase apo medinase?

Sureja Al-Masad është sure mekase.

Në cilin xhuz është sureja Al-Masad?

Sureja Al-Masad është në xhuzin 30.

A mund ta dëgjoj suren Al-Masad?

Po. Shtypni Luaj në krye të kësaj faqeje ose filloni nga cilido ajet. Aplikacioni Qabas ju lejon edhe ta shkarkoni për dëgjim pa internet.