Sureja Al-Fatihah الفاتحة

Përkthimi: Albanian Translation - Hassan Nahi

1:1

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ١

Bismillāhir-rahmānir-rahīm

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!1

1:2

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢

Al-hamdu lillāhi rabbil-'ālamīn

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,

1:3

ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣

Ar-rahmānir-rahīm

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

1:4

مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤

Māliki yawmid-dīn

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

1:5

إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥

Iyyāka na'budu wa iyyāka nasta'īn

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.2

1:6

ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦

Ihdinas-sirātal-mustaqīm

Udhëzona në rrugën e drejtë!3

1:7

صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ ٧

Sirātal-ladhīna an'amta 'alayhim ghayril-maghdūbi 'alayhim walad-dāllīn

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi4 e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,5 as në të atyre që janë të humbur!6

Numrat e shënimeve të çojnë te faqja e ajetit, ku shfaqen shënimet e përkthyesit.

Transliterimi është një ndihmë për leximin, shkruar nga Qabas sipas tekstit arab. Për shqiptimin e saktë mësoni shkronjat arabe dhe texhvidin.

Pyetje

Sa ajete ka sureja Al-Fatihah?

Sureja Al-Fatihah ka 7 ajete. Është sureja numër 1 e Kuranit.

A është sureja Al-Fatihah mekase apo medinase?

Sureja Al-Fatihah është sure mekase.

Në cilin xhuz është sureja Al-Fatihah?

Sureja Al-Fatihah është në xhuzin 1.

A mund ta dëgjoj suren Al-Fatihah?

Po. Shtypni Luaj në krye të kësaj faqeje ose filloni nga cilido ajet. Aplikacioni Qabas ju lejon edhe ta shkarkoni për dëgjim pa internet.