Lutja kur hyn dhe kur del nga xhamia

Fjalët që thuhen te dera e xhamisë, kur hyn dhe kur del.

1 Një herë

أعوذ بالله العظيم، وبوجهه الكريم، وسلطانه القديم، من الشيطان الرَّجِيم

Kuptimi dhe burimi

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënqur me të!) tregon se kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)” Më tha: “Vetëm kaq?” - Po, - i thashë. Më tha (se Profeti ﷺ ka thënë): “Kur ta thotë këtë, shejtani thotë: “U mbrojt nga unë për tërë ditën.”

Transmeton Ebu Davudi Grada: Hasen

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim", respektivisht: mbrohem dhe strehohem tek Allahu. "ve bivexhhihil kerim", respektivisht: mbrohem tek Allahu me Fytyrën e Tij fisnike dhe bujare. "ve sultanihi", pra, dominimi, fuqia dhe pushteti i Tij mbi këdo që Ai dëshiron nga krijesat e Tij. "el kadim", pra, i pafillimtë dhe i përhershëm. "mine shejtani rraxhim", pra, shejtani i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut. Pra: "O Allah, më ruaj nga cytja, mashtrimi, hapat, mendimet, joshja dhe lajthitja e tij, sepse ai është shkaktar i devijimit dhe nxitës i humbjes dhe injorancës!" Abdullah ibn Amrit iu tha: "Vetëm kaq?" Pra, a vetëm kaq ka thënë Profeti ﷺ? - Po, - tha ai.

Kur ta thotë këtë lutje ai që futet në xhami, atëherë shejtani do të thotë: "Ky që hyri e ka mbrojtur veten nga unë gjatë tërë kohës: gjatë ditës dhe natës."

Dobitë

  • Vlera e lutjes përmes këtij dhikri gjatë hyrjes në xhami, meqë e ruan nga shejtani atë që e thotë pjesën e mbetur të ditës.
  • Tërheqja e vërejtjes nga shejtani, sepse ai i zë pritë muslimanit për ta lajthitur dhe për ta mashtruar.
  • Njeriu (besimtar) do të mbrohet nga devijimi dhe mashtrimi i shejtanit në atë masë që zemra e tij i beson Allahut, e jetëson këtë lutje dhe i beson premtimit të Allahut, që rrjedh si shkak i thënies së këtij dhikri.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ

Kuptimi dhe burimi

Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzoi umetin e tij ta thonë lutjen me rastin e hyrjes në xhami (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate), kështu që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia përgatitë shkaqet për ta arritur mëshirën e Tij. E, nëse dëshiron të dalë prej saj, le të thotë: "O Allah, kërkoj nga Ti begatitë e Tua." Kështu, ai i kërkon Allahut mirësitë e Tij dhe t'ia shtojë begatitë e Tij, nga furnizimi hallall.

Dobitë

  • Kjo lutje rekomandohet të thuhet gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.
  • Specifikimi i përmendjes së mëshirës gjatë hyrjes dhe e begatisë gjatë daljes është për faktin se, ai që hyn në xhami është i zënë me atë që do ta afrojë me Allahun dhe te Xheneti i Tij, prandaj është me vend të përmendet në lutje mëshira, e, kur të dalë, përpiqet në tokë duke kërkuar begatitë e furnizimin e Allahut, prandaj është me vend që të përmendet begatia.
  • Këto lutje thuhen kur dëshirojmë të hyjmë në xhami dhe kur dëshirojmë të dalim prej saj.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për xhaminë: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.