Lutja kur teshtin dhe përgjigjja

Çfarë thotë ai që teshtin dhe çfarë i përgjigjet ai që e dëgjon.

1 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë detyrime: I pari: Ta përshëndesë me selam kur e takon, duke i thënë: Es-selamu alejkum, dhe ai duhet t’ia kthejë përshëndetjen duke thënë: Ue alejkumus selam. I dyti: T'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton në gosti apo ndonjë rast tjetër. I treti: T’i japë këshillë kur ai kërkon, pa hipokrizi e pa mashtrim. I katërti: Kur ai teshtin dhe thotë: Elhamdulilah (çdo falënderim i takon Allahut), t’i thotë: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!); dhe ai t’i përgjigjet: Jehdikumullah ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!). I pesti: Ta vizitojë dhe ta pyesë për gjendjen e tij kur është i sëmurë. I gjashti: T’ia falë xhenazen dhe ta përcjellë deri sa të varroset.

Dobitë

  • Sheukaniu ka thënë: "Ajo që nënkuptohet me 'detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit' është se ato nuk duhet të neglizhohen, dhe përmbushja e tyre është ose obligim, ose shumë e preferuar në një mënyrë që e bën të ngjashme me obligimin që nuk duhet lënë pas dore."
  • Kthyerja e selamit është obligim individual (farz ajn) nëse selami i drejtohet një personi të vetëm, ndërsa nëse i drejtohet një grupi, mjafton që njëri prej tyre të përgjigjet. Sa i përket fillimit të përshëndetjes me selam, ajo në parim është Sunet (vepër e pëlqyer, e jo obligim).
  • Njëra nga detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit tjetër është që ta vizitojë kur ai është i sëmurë, sepse kjo i sjell gëzim dhe ngushëllim zemrës së tij dhe konsiderohet obligim kolektiv (farz kifaje).
  • Është obligim përgjigjja ndaj ftesës, përveç nëse ajo përfshin mëkat. Nëse ftesa është për dasmë, shumica e dijetarëve e konsiderojnë obligim përgjigjen ndaj saj, përveç nëse ka një arsye të vlefshme sipas Sheriatit (për të mos shkuar). Ndërsa, nëse ftesa është për diçka tjetër përveç dasmës, shumica e konsiderojnë pjesëmarrjen të pëlqyeshme.
  • Thënia e lutjes: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!", ndaj atij që teshtin është obligim për këdo që e dëgjon atë duke thënë elhamdulilah.
  • Përsosmëria e sheriatit dhe kujdesi i tij në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe të besimit, si dhe lidhjeve të dashurisë ndërmjet anëtarëve të tij.
  • Shprehja në arabisht: "semmit'hu", e në disa versione thuhet "shemmit'hu", pra me “s” dhe me “sh”, është një lutje për mirësi dhe begati. Është thënë se "teshmit" do të thotë: “Allahu të largoftë nga fatkeqësitë që do ta gëzonin armikun tënd dhe të ruajttë prej tyre!” Ndërsa "tesmit" do të thotë: “Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë!”

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ teshtinte:

Së pari e vendoste dorën ose rrobën e tij në gojë, që nga goja ose hunda të mos dilte asgjë që mund të dëmtonte bashkëbiseduesin e tij.

Së dyti, e ulte zërin dhe nuk e ngrinte.

Dobitë

  • Udhëzimi i Profetit ﷺ gjatë teshtitjes dhe ndjekja e shëmbëlltyrës së tij në këtë çështje.
  • Është e rekomanduar që gjatë teshtimës të vendoset në gojë ose në hundë një rrobë apo shami ose diçka e ngjashme, që të mos dalë prej tyre diçka që mund ta lëndojë bashkëbiseduesin.
  • Ulja e zërit gjatë teshtitjes është diçka që duhet bërë dhe është shenjë e mirësjelljes së përsosur dhe virtyteve të larta morale.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja kur teshtin: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.