Lutja për të sëmurin dhe për vizitën e tij

Çfarë thuhet kur viziton dikë që është i sëmurë.

1 7 herë

أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ

Kuptimi dhe burimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na ka treguar se nuk ka ndonjë musliman, që viziton një musliman tjetër në sëmundjen e tij, në të cilën ende nuk i ka ardhur koha e vdekjes, e pastaj vizitori lutet për të sëmurin duke thënë: “E lus Allahun e Madhërishëm", i Cili është i tillë në Veten e Tij, cilësitë dhe veprat e Tij, "Zotin e Arshit të Madh, që të të shërojë”, dhe e përsërit këtë shtatë herë, veçse Allahu e shëron nga ajo sëmundje.

Dobitë

  • Pëlqehet që kjo lutje t'i thuhet të sëmurit dhe përsëritja e saj shtatë herë.
  • Realizimi i shërimit, për atë pranë të cilit thuhet kjo lutje, arrihet me lejen e Allahut të Lartësuar, nëse ajo thuhet me sinqeritet dhe devotshmëri.
  • Kjo lutje mund të thuhet në heshtje ose me zë, dhe të dyja janë të lejuara, por nëse e thotë me zë, që i sëmuri ta dëgjojë, kjo është më e përshtatshme dhe më e mirë, sepse kështu futet gëzimi te i sëmuri.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

أَذْهِبِ الْبَاسَ، رَبَّ النَّاسِ، وَاشْفِ أَنْتَ الشَّافِي، لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا

Kuptimi dhe burimi

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Sa herë që Profeti ﷺ vizitonte një të sëmurë, ai lutej për të duke thënë: "O Allah, largoje dhe zhduke sëmundjen e rëndë, o Zot i njerëzve, Krijuesi i tyre dhe Furnizuesi i tyre, dhe shëroje këtë të sëmurë, sepse Ti, i Lartësuar qofsh, je Shëruesi. Të lutem me emrin Tënd, Shëruesi. Nuk ka shërim që mund t’i ndodhë të sëmurit, përveç shërimit Tënd dhe mirëqenies Tënde, një shërim që nuk lë pas asnjë sëmundje dhe nuk mban asnjë lloj sëmundjeje tjetër.

Dobitë

  • Shëruesi (ar. esh Shafi) është Allahu i Madhëruar, ndërsa mjeku dhe ilaçi janë vetëm mjete që nuk sjellin as dobi e as dëm përveçse me lejen e Allahut."
  • Vizita e të sëmurit është një nga të drejtat mes muslimanëve, dhe ajo është edhe më e theksuar kur bëhet fjalë për të afërmit.
  • Nxitja e atyre që vizitojnë të sëmurin, që të bëjnë lutje për të me këtë lutje të bekuar profetike.
  • Profeti ﷺ e praktikonte shërimin me rukje sheriatike, me Kuran dhe lutje të mira. Kur sëmurej, ai i bënte rukje vetes, po ashtu familjes së tij dhe të tjerëve që ankoheshin.
  • Ibn Haxheri ka thënë: "Ka paqartësi në lutjen për shërimin e të sëmurit, edhe pse sëmundja është shlyerje për mëkatet dhe shkak shpërblimi, siç e vërtetojnë hadithet e shumta një gjë të tillë. Përgjigjja është: "Vetë lutja është adhurim dhe nuk bie ndesh me shpërblimin dhe shlyerjen e mëkateve, sepse këto fitohen në fillim të sëmundjes dhe përmes durimit ndaj saj. Ai që lutet është në një gjendje mes dy të mirave: ose e arrin qëllimin e tij, ose shpërblehet me ndonjë të mirë apo mbrojtje nga një e keqe. E gjithë kjo është nga mirësia e Allahut të Lartësuar."

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për të sëmurin: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

Si funksionon numëruesi?

Prek numëruesin nën një dhikr dhe ai numëron mbrapsht deri në zero. Ai është vetëm në këtë faqe dhe nuk ruhet asgjë.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.