Lutja për ankth, shqetësim dhe brengë

Lutjet që Pejgamberi ﷺ bëri në vështirësi dhe i mësoi për shqetësimin dhe pikëllimin.

1 Një herë

لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَرَبُّ الْأَرْضِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ

Kuptimi dhe burimi

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se, kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ e thoshte këtë në kohë vështirësie dhe shqetësimi të madh: "La ilahe il-lallah" - Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, "El Adhim", - "të Madhit" në pozitë, Atij që ka pozitë madhështore në qenien, cilësitë dhe veprat e Tij. "El Halim", - "të Butit", i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e mëkatarëve, përkundrazi e vonon atë, dhe mund ta falë, edhe pse është i aftë për ta ndëshkuar, sepse Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. "la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim“ - " S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh", Krijuesit të Arshit të Madh. "la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi“ - "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës", Krijuesit të tyre, dhe Krijuesit, Sunduesit, Rregulluesit dhe Organizuesit të gjithçkaje që gjendet në to, sipas dëshirës së Tij. "ve rabul arshil kerim“ - "dhe Zotit të Arshit fisnik,” Krijuesit të Arshit fisnik.

Dobitë

  • Domosdoshmëria e kthimit tek Allahu me lutje kur godasin fatkeqësitë dhe vështirësitë.
  • Është e pëlqyeshme të thuhet ky dhikër (përmendje e Allahut) në kohë vështirësie.
  • Arshi (Froni) i të Gjithmëshirshmit, mbi të cilin Allahu i Lartmadhëruar është ngritur, është krijesa më e lartë, më e madhe dhe më madhështore. Profeti ﷺ e përshkroi atë si të madh dhe fisnik.
  • Ai i përmendi posaçërisht qiejt dhe Tokën, sepse janë prej krijesave më të mëdha të dukshme.
  • Tibiu ka thënë: "Profeti ﷺ e nisi këtë lavdërim me përmendjen e Zotit, për t’iu përshtatur largimit të vështirësisë, sepse kjo tregon përkujdesje hyjnore. Në të përfshihet edhe “Tehlili” (thënia: La ilahe il-lallah), që shpreh teuhidin (monoteizmin) dhe është themeli i çdo madhërimi hyjnor. Gjithashtu përfshin madhështinë, e cila tregon fuqinë e plotë, dhe butësinë (durimin), e cila tregon për dije, sepse nga një i paditur nuk mund të imagjinohet as durim e as bujari, të cilat janë baza e cilësive fisnike."

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ غَلَبَةِ الدَّيْنِ، وَغَلَبَةِ الْعَدُوِّ، وَشَمَاتَةِ الْأَعْدَاءِ

Kuptimi dhe burimi

Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"

Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra:

E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë.

E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të.

E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.

Dobitë

  • Inkurajimi për t'i kërkuar mbrojtje Allahut nga çdo gjë që pengon në adhurim dhe sjell shqetësime, siç është borxhi dhe gjëra të tjera.
  • Borxhi në vetvete nuk përbën asnjë problem, por problemi është për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin, e ky është borxhi që mbizotëron.
  • Njeriu duhet t'i shmang ato gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe të përbuzet.
  • Sqarimi i armiqësisë së jobesimtarëve ndaj besimtarëve dhe gëzimit të tyre kur u ndodhin besimtarëve fatkeqësi.
  • Shfaqja e gëzimit të armiqve për fatkeqësinë që e godet një njeri, është më e rëndë për të sesa vetë fatkeqësia.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për ankth dhe brengë: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.