Lutja për humbje dhe fatkeqësi (Inna lil-lahi)

Çfarë thuhet kur godet një humbje ose vështirësi, dhe fjalë ngushëllimi për të pikëlluarit.

1 Një herë

إِنَّا لِلهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ، اللَّهُمَّ أْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي، وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا

Kuptimi dhe burimi

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Nuk ka asnjë musliman që goditet nga një fatkeqësi e pastaj thotë atë që Allahu e ka udhëzuar të thotë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma jep shpërblimin për durimin, dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë! Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo tha: "Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: "Kush nga muslimanët mund të jetë më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që emigroi te i Dërguari i Allahut ﷺ? Pastaj e thashë këtë lutje me ndihmën e Allahut, dhe Allahu ma zëvendësoi atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ishte më i mirë se Ebu Seleme."

Dobitë

  • Urdhri për të bërë durim në kohë fatkeqësie dhe për të mos shfaqur pakënaqësi.
  • Drejtimi tek Allahu me lutje gjatë vështirësive, sepse vetëm Ai jep zëvendësim.
  • Besimtari medoemos duhet t'i përmbahet urdhrit të Profetit ﷺ, edhe nëse urtësia e atij urdhri nuk i është bërë e qartë.
  • E gjithë e mira qëndron në bindjen e besimtarit ndaj urdhrit të Profetit ﷺ.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për humbje dhe fatkeqësi: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.