Lutja për shlyerjen e borxhit

Lutje për çlirim nga borxhi dhe për furnizim hallall.

1 Një herë

اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلاَلِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ

Kuptimi dhe burimi

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha: "Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"

Transmeton Tirmidhiu Grada: Hasen

Shpjegimi

Një burrë, i cili ishte rob, vajti te prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai kishte lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet, por nuk kishte pasur mundësi ta siguronte shumën e nevojshme për ta përmbushur atë. Ai tha: "Nuk kam mundur ta shlyej atë që kam detyrim, prandaj më ndihmo ta përmbush atë, qoftë me pasuri ose me mësim e udhëzim." Prijësi i besimtarëve i tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe borxh sa një mal që quhet Sir, i cili i përkiste fisit Taj, Allahu do ta shlyente atë për ty dhe do të të çlironte nga poshtërimi i tij." Ai tha: Thuaj: "Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të më largosh nga ajo që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë e bujarinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër përveç Teje.)"

Dobitë

  • Nxitja për t'u këshilluar dhe për të kërkuar mendimin e dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm.
  • Dijetarët dhe thirrësit në fenë e Allahut e kanë detyrë t'i udhëzojnë njerëzit drejt zgjidhjeve që i ndihmojnë në përballimin e problemeve të tyre.
  • Nxitja për ta ndihmuar robin që ka lidhur marrëveshje (ar. mukateb) për ta fituar lirinë e tij.
  • Nxitja për ta mësuar këtë lutje dhe për t'iu drejtuar Allahut me të.
  • Furnizimi hallall, edhe nëse është i pakët, është më i mirë se pasuria haram, edhe nëse kjo është e shumtë.
  • Të mjaftohesh me Allahun dhe të mos kesh nevojë për krijesat.
  • Nxitja që kërkuesit t'i jepet një përgjigje e mirë, edhe kur nuk ke mundësi t'i japësh diçka.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ غَلَبَةِ الدَّيْنِ، وَغَلَبَةِ الْعَدُوِّ، وَشَمَاتَةِ الْأَعْدَاءِ

Kuptimi dhe burimi

Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"

Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra:

E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë.

E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të.

E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.

Dobitë

  • Inkurajimi për t'i kërkuar mbrojtje Allahut nga çdo gjë që pengon në adhurim dhe sjell shqetësime, siç është borxhi dhe gjëra të tjera.
  • Borxhi në vetvete nuk përbën asnjë problem, por problemi është për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin, e ky është borxhi që mbizotëron.
  • Njeriu duhet t'i shmang ato gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe të përbuzet.
  • Sqarimi i armiqësisë së jobesimtarëve ndaj besimtarëve dhe gëzimit të tyre kur u ndodhin besimtarëve fatkeqësi.
  • Shfaqja e gëzimit të armiqve për fatkeqësinë që e godet një njeri, është më e rëndë për të sesa vetë fatkeqësia.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për borxhin: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.