Mësimi 2 nga 4
Çfarë thotë Islami për prindërit?
Nga Kurani
۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنًاۚ إِمَّا يَبۡلُغَنَّ عِندَكَ ٱلۡكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوۡ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفّٖ وَلَا تَنۡهَرۡهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوۡلٗا كَرِيمٗا ﴿٢٣﴾ وَٱخۡفِضۡ لَهُمَا جَنَاحَ ٱلذُّلِّ مِنَ ٱلرَّحۡمَةِ وَقُل رَّبِّ ٱرۡحَمۡهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرٗا ﴿٢٤﴾
Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ وَهۡنًا عَلَىٰ وَهۡنٖ وَفِصَٰلُهُۥ فِي عَامَيۡنِ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيۡكَ إِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ ﴿١٤﴾
Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vjetësh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
Nga Suneti
Bahz ibn Hakimi transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ai ka thënë: O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se personi që më së shumti e meriton përkushtimin, mirësinë, trajtimin e mirë, shoqërimin e këndshëm dhe mbajtjen e lidhjeve familjare është nëna. Ai theksoi të drejtën e saj mbi të tjerët, duke e përsëritur tri herë, për të treguar vlerën e saj mbi të gjithë njerëzit pa përjashtim. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se kush vjen pas saj në përkushtim, duke thënë: pastaj babai, e më pas të afërmit sipas shkallës së afërsisë; sa më i afërt të jetë i afërmi, aq më shumë e meriton mbajtjen e lidhjeve, sesa ai që është më i largët.