الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلاَ قُوَّةٍ
Kuptimi dhe burimi
Sehël ibën Muadhi transmeton nga babai i tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Grada: Hasen
Shpjegimi
Profeti ﷺ e stimulon në këtë hadith atë që ha ushqim ta falënderojë Allahun, pasi që nuk ka fuqi të sjellë ushqim e as të hajë, përveçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ dha sihariq se atij që e thotë këtë e meriton që Allahu t'ia falë mëkatet e tij të vogla të mëparshme.
Dobitë
- Është e rekomanduar që në fund të ushqimit gjatë ngrënies të themi: "Elhamduilah - Falënderimi i takon Allahut."
- Sqarimi i mirësive të mëdha të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij, pasi Ai ua lehtësoi dhe ua siguroi atyre mjetet e furnizimit dhe bëri që përmes kësaj të shlyhen mëkatet.
- Veprat e robërve janë të gjitha nga Allahu i Lartësuar, e jo nga mundi e fuqia e tyre, megjithatë robi është i urdhëruar t'i marrë shkaqet e të përpiqet.