Mësimi 5 nga 5
Çfarë është haxhi?
Nga Kurani
إِنَّ أَوَّلَ بَيۡتٖ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكٗا وَهُدٗى لِّلۡعَٰلَمِينَ ﴿٩٦﴾ فِيهِ ءَايَٰتُۢ بَيِّنَٰتٞ مَّقَامُ إِبۡرَٰهِيمَۖ وَمَن دَخَلَهُۥ كَانَ ءَامِنٗاۗ وَلِلَّهِ عَلَى ٱلنَّاسِ حِجُّ ٱلۡبَيۡتِ مَنِ ٱسۡتَطَاعَ إِلَيۡهِ سَبِيلٗاۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ﴿٩٧﴾
Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
وَأَذِّن فِي ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَجِّ يَأۡتُوكَ رِجَالٗا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٖ يَأۡتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٖ ﴿٢٧﴾
Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,
Nga Suneti
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që e kryen haxhillëkun për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk bën (ar.) rafeth, respektivisht nuk bën marrëdhënie intime e as gjërat që i nxisin ato, si: puthja dhe prekja (me epsh), gjithashtu kjo fjalë (ar. rafeth) nënkupton fjalët e turpshme, si dhe nuk bën (ar.) fusuk, që nënkupton se nuk bën mëkate e vepra të këqija, ndërkohë (ar. fusuk) është edhe veprimi i gjërave të ndaluara gjatë ihramit, kështu që i tilli kthehet me mëkate të falura, ashtu siç lind fëmija i pastër nga mëkatet.
Rruga përfundoi
Të lumtë!
Pesë shtyllat e Islamit
Rrugë të përfunduara: 1 nga 6
Fillo rrugën tjetërÇfarë besojnë muslimanët