لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ١
Lā uqsimu bihādhal-balad
Betohem për këtë vend,404
Përkthimi: Albanian Translation - Hassan Nahi
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ١
Lā uqsimu bihādhal-balad
Betohem për këtë vend,404
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٢
Wa anta hillu bihādhal-balad
në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),405
وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ ٣
Wawālidin wamā walad
dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ ٤
Laqad khalaqnal-insāna fī kabad
se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!406
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ ٥
Ayahsabu al lan yaqdira 'alayhi ahad
A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا ٦
Yaqūlu ahlaktu mālal lubadā
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ ٧
Ayahsabu al lam yarahū ahad
Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ ٨
Alam naj'al lahū 'aynayn
A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ ٩
Walisānan washafatayn
edhe gjuhë, edhe dy buzë,
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ ١٠
Wahadaynāhun-najdayn
dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?407
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ ١١
Falaqtahamal-'aqabah
Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ ١٢
Wamā adrāka mal-'aqabah
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?
فَكُّ رَقَبَةٍ ١٣
Fakku raqabah
Ajo është të lirosh një skllav
أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ ١٤
Aw it'āmun fī yawmin dhī masghabah
ose të ushqesh në një ditë zie
يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ ١٥
Yatīman dhā maqrabah
jetimin e afërm
أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ ١٦
Aw miskīnan dhā matrabah
ose të varfrin e mjerë.
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ ١٧
Thumma kāna minal-ladhīna āmanū watawāsaw bis-sabri watawāsaw bil-marhamah
Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ١٨
Ulā'ika ashābul-maymanah
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ١٩
Walladhīna kafarū bi'āyātinā hum ashābul-mash'amah
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ ٢٠
'Alayhim nārum mu'sadah
Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.
Numrat e shënimeve të çojnë te faqja e ajetit, ku shfaqen shënimet e përkthyesit.
Transliterimi është një ndihmë për leximin, shkruar nga Qabas sipas tekstit arab. Për shqiptimin e saktë mësoni shkronjat arabe dhe texhvidin.
Sureja Al-Balad ka 20 ajete. Është sureja numër 90 e Kuranit.
Sureja Al-Balad është sure mekase.
Sureja Al-Balad është në xhuzin 30.
Po. Shtypni Luaj në krye të kësaj faqeje ose filloni nga cilido ajet. Aplikacioni Qabas ju lejon edhe ta shkarkoni për dëgjim pa internet.