وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا ١
Wash-shamsi waduhāhā
Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
Përkthimi: Albanian Translation - Hassan Nahi
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا ١
Wash-shamsi waduhāhā
Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ٢
Wal-qamari idhā talāhā
dhe për Hënën që e përcjell atë!
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ٣
Wan-nahāri idhā jallāhā
Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا ٤
Wallayli idhā yaghshāhā
dhe për natën kur e mbulon atë!
وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا ٥
Was-samā'i wamā banāhā
Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا ٦
Wal-ardi wamā tahāhā
Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا ٧
Wanafsin wamā sawwāhā
Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا ٨
Fa alhamahā fujūrahā wataqwāhā
duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا ٩
Qad aflaha man zakkāhā
Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا ١٠
Waqad khāba man dassāhā
ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ ١١
Kaddhabat thamūdu bitaghwāhā
Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا ١٢
Idhimba'atha ashqāhā
kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا ١٣
Faqāla lahum rasūlullāhi nāqatallāhi wasuqyāhā
I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre408: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا ١٤
Fakaddhabūhu fa'aqarūhā fadamdama 'alayhim rabbuhum bidhambihim fasawwāhā
Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,409
وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا ١٥
Walā yakhāfu 'uqbāhā
pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.
Numrat e shënimeve të çojnë te faqja e ajetit, ku shfaqen shënimet e përkthyesit.
Transliterimi është një ndihmë për leximin, shkruar nga Qabas sipas tekstit arab. Për shqiptimin e saktë mësoni shkronjat arabe dhe texhvidin.
Sureja Ash-Shams ka 15 ajete. Është sureja numër 91 e Kuranit.
Sureja Ash-Shams është sure mekase.
Sureja Ash-Shams është në xhuzin 30.
Po. Shtypni Luaj në krye të kësaj faqeje ose filloni nga cilido ajet. Aplikacioni Qabas ju lejon edhe ta shkarkoni për dëgjim pa internet.