Sureja Al-'Adiyat العاديات

Përkthimi: Albanian Translation - Hassan Nahi

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلۡعَٰدِيَٰتِ ضَبۡحٗا ١

Wal-'ādiyāti dabhā

Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,

فَٱلۡمُورِيَٰتِ قَدۡحٗا ٢

Fal-mūriyāti qadhā

që nxjerrin xixa nga thundrat421

فَٱلۡمُغِيرَٰتِ صُبۡحٗا ٣

Fal-mughīrāti subhā

dhe trokojnë për sulm në mëngjes,

فَأَثَرۡنَ بِهِۦ نَقۡعٗا ٤

Fa atharna bihī naq'ā

duke çuar re pluhuri,

فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا ٥

Fawasatna bihī jam'ā

ndërsa çajnë armikun në dysh,

إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٞ ٦

Innal-insāna lirabbihī lakanūd

se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,

وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٞ ٧

Wa innahū 'alā dhālika lashahīd

dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.

وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَيۡرِ لَشَدِيدٌ ٨

Wa innahū lihubbil-khayri lashadīd

Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.

۞ أَفَلَا يَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِي ٱلۡقُبُورِ ٩

Afalā ya'lamu idhā bu'thira mā fil-qubūr

Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre422

وَحُصِّلَ مَا فِي ٱلصُّدُورِ ١٠

Wahussila mā fis-sudūr

dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّخَبِيرُۢ ١١

Inna rabbahum bihim yawma'idhil lakhabīr

Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!

Numrat e shënimeve të çojnë te faqja e ajetit, ku shfaqen shënimet e përkthyesit.

Transliterimi është një ndihmë për leximin, shkruar nga Qabas sipas tekstit arab. Për shqiptimin e saktë mësoni shkronjat arabe dhe texhvidin.

Pyetje

Sa ajete ka sureja Al-'Adiyat?

Sureja Al-'Adiyat ka 11 ajete. Është sureja numër 100 e Kuranit.

A është sureja Al-'Adiyat mekase apo medinase?

Sureja Al-'Adiyat është sure mekase.

Në cilin xhuz është sureja Al-'Adiyat?

Sureja Al-'Adiyat është në xhuzin 30.

A mund ta dëgjoj suren Al-'Adiyat?

Po. Shtypni Luaj në krye të kësaj faqeje ose filloni nga cilido ajet. Aplikacioni Qabas ju lejon edhe ta shkarkoni për dëgjim pa internet.