Lutja kur hyn dhe kur del nga tualeti

Çfarë thuhet para se të hysh në tualet dhe pasi del prej tij.

1 Një herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الخُبُثِ وَالخَبَائِثِ

Kuptimi dhe burimi

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Sa herë që Profeti ﷺ dëshironte të hynte në vendin ku do të kryente nevojën, qoftë duke urinuar, qoftë duke bërë jashtëqitjen, kërkonte mbrojtje dhe strehim tek Allahu që ta ruante nga e keqja e shejtanëve meshkuj dhe femra. Shprehja e përmendur në hadith: "hubuth dhe habaith" është komentuar po ashtu si “e keqja dhe e ndyra”.

Dobitë

  • Është e pëlqyer të thuhet kjo lutje kur dëshirojmë të futemi në nevojtore.
  • Të gjitha krijesat kanë nevojë për Zotin e tyre që t'i mbrojë nga ajo që i lëndon ose i dëmton në të gjitha rrethanat që i kanë.

Lexo në HadeethEnc.com

2 Një herë

غُفْرَانَكَ

Kuptimi dhe burimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Grada: Sahih

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e kryente nevojën dhe dilte nga nevojtorja, thoshte: "Kërkoj faljen Tënde, o Allah!"

Dobitë

  • Është e rekomanduar të thuhet: "Gufraneke", pas daljes nga vendi i kryerjes së nevojave fiziologjike.
  • Profeti ﷺ i kërkonte falje Zotit të tij në të gjitha gjendjet.
  • Shkaku pse kërkohet falje prej Allahut pas kryerjes së nevojave fiziologjike është thënë: 1. Të qenët neglizhent ndaj falënderimit të Allahut për begatitë e shumta, prej të cilave është edhe lehtësimi i largimit të asaj që është e dëmshme. 2. Kërkoj falje se jam shpërqendruar nga përmendja Jote gjatë kohës së kryerjes së nevojave psikologjike.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për tualetin: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.