Lutja kur del nga shtëpia dhe kur hyn në të

Çfarë thuhet kur del nga shtëpia dhe kur kthehesh brenda.

1 Një herë

Kuptimi dhe burimi

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”

Transmeton Muslimi Grada: Sahih

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe para se të hamë ushqim, e, kur ta përmendim Allahun duke thënë: "Bismilah" kur hyjmë në shtëpi dhe kur të fillojmë të hamë, shejtani u thotë ndihmësve të tij: "Ju nuk keni hise në konak e as darkë në këtë shtëpi, sepse pronari i saj është mbrojtur nga ju me përmendjen e Allahut të Lartësuar." Por, nëse njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe nuk e përmend Allahun kur hyn ose kur ha ushqim, atëherë shejtani u thotë ndihmësve të tij se për ta ka konak dhe darkë në këtë shtëpi.

Dobitë

  • Është e preferuar të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe kur hamë ushqim, pasi shejtani e kalon natën në shtëpi dhe e ha ushqimin e banorëve të atyre shtëpive, nëse ata nuk e përmendin emrin e Allahut të Lartësuar.
  • Shejtani e vëzhgon njeriun gjatë punës, sjelljeve dhe të gjitha çështjeve të tij, e, nëse është i pavëmendshëm dhe nuk e përmend Allahun, atëherë shejtani ia arrin atë që do prej tij.
  • Përmendja e Allahut e largon shejtanin.
  • Çdo shejtan ka pasues dhe ndihmëtarë që gëzohen me fjalët e tij dhe ndjekin urdhrat e tij.

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja kur del nga shtëpia: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.