Njihuni me Islamin

Mësimi 5 nga 8

Kush është Profeti Muhamed?

Nga Kurani

مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ﴿٤٠﴾

Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Al-Ahzab 33:40Lexo në Kuran

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ﴿١٠٧﴾

Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.

Al-Anbiya 21:107Lexo në Kuran

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةٗ لِّلنَّاسِ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ﴿٢٨﴾

Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.

Saba 34:28Lexo në Kuran

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ ﴿٤﴾

se ti je me virtyte madhore.

Al-Qalam 68:4Lexo në Kuran

Nga Suneti

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."

رواه البخاري في الأدب المفرد وأحمد والبيهقي Hasen HadeethEnc.com
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartësuar e ka dërguar atë për t’i plotësuar moralet e larta dhe virtytet fisnike. Profeti ﷺ u dërgua për ta përmbyllur misionin e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përsosur cilësitë e lavdërueshme që kishin arabët. Ata e donin të mirën dhe e urrenin të keqen, dhe stoliseshin me virtyte si; burrëria, bujaria dhe zemërgjerësia. Profeti ﷺ u dërgua për t’i korrigjuar dhe përsosur mangësitë në moralin e tyre, si krenaria me prejardhjen, mendjemadhësia, përçmimi i të varfërve dhe të tjera.

Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Transmeton Buhariu Sahih HadeethEnc.com
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi teprimin dhe tejkalimin e kufirit fetar në raport me lavdërimin dhe përshkrimin e tij me cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe veprimet e Tij të veçanta, ose se ai e di të fshehtën, ose të lutet së bashku me Allahun, siç vepruan të krishterët me Isain, të birin e Merjemes (alejhima selam). Më pas sqaroi se ai është prej robërve të Allahut, si dhe urdhëroi të themi: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij."

Të gjitha mësimet