Mësimi 3 nga 3
Çfarë duhet të bëjë fillimisht një musliman i ri?
Nga Kurani
لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَعَلَيۡهَا مَا ٱكۡتَسَبَتۡۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَآ إِن نَّسِينَآ أَوۡ أَخۡطَأۡنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تَحۡمِلۡ عَلَيۡنَآ إِصۡرٗا كَمَا حَمَلۡتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلۡنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦۖ وَٱعۡفُ عَنَّا وَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَآۚ أَنتَ مَوۡلَىٰنَا فَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ﴿٢٨٦﴾
Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ ﴿٧٨﴾
Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur ju myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zekatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
Nga Suneti
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një beduin erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.' Beduini tha: 'Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj më shumë se kaq! Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Kush ka dëshirë të shohë një njeri prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë!'
Shpjegimi
Një beduin nga banorët e shkretëtirës erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) që Profeti t'i tregonte atij për një punë, e cila do ta fuste atë në Xhenet. Profeti (paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj se hyrja në Xhenet dhe shpëtimi nga Zjarri kushtëzohen me përmbushjen e shtyllave të Islamit, si: adhurimi i Allahut të Vetmit dhe mosbërja e asgjëje ortak me të. Falja e pesë namazeve që Allahu ua ka bërë obligim robërve të Tij gjatë natës dhe ditës, dhënia e zekatit që Allahu e ka bërë obligim atyre që e meritojnë, dhe të tregosh kujdes që muajin e Ramazanit ta agjërosh në kohën e vet. Burri tha: "Betohem për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj asnjë adhurim më tepër se këto vepra obligative që i dëgjova prej teje dhe se nuk do të pakësoj asgjë prej tyre!" Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush dëshiron të shohë një burrë nga banorët e Xhenetit, le të shohë këtë beduinin!"
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!"
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron që njerëzve t'ua lehtësojmë gjërat e të mos ua vështirësojmë, në të gjitha çështjet, qofshin fetare, qoftshin të kësaj bote (kuptohet), brenda kufijve të asaj që Allahu e ka lejuar dhe e ka përligjur.
Profeti ﷺ inkurajon që të përgëzojmë për mirësi dhe të mos i largojmë njerëzit prej saj.
Rruga përfundoi
Të lumtë!
Të bëhesh musliman
Rrugë të përfunduara: 1 nga 6
Fillo rrugën tjetërPesë shtyllat e Islamit