Pesë shtyllat e Islamit

Mësimi 1 nga 5

Cilat janë pesë shtyllat e Islamit?

Nga Kurani

وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ حُنَفَآءَ وَيُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُواْ ٱلزَّكَوٰةَۚ وَذَٰلِكَ دِينُ ٱلۡقَيِّمَةِ ﴿٥﴾

E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.

Al-Bayyinah 98:5Lexo në Kuran

Nga Suneti

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”

رواه البخاري ومسلم Sahih HadeethEnc.com
Shpjegimi

Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.

Të gjitha mësimet