حَٰفِظُواْ عَلَى ٱلصَّلَوَٰتِ وَٱلصَّلَوٰةِ ٱلۡوُسۡطَىٰ وَقُومُواْ لِلَّهِ قَٰنِتِينَ ٢٣٨
Hāfizū 'alas-salawāti was-salawātil-wustā waqūmū lillāhi qānitīn
Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.40
Shënimet
40 Me këtë varg Zoti na urdhëron të falim namazin, sepse, mosfalja e tij është gjynah i madh. Duhet penduar dhe kërkuar falje shumë herë prej Zotit. Ndër kushtet e fesë islame, i pari është besimi që Zoti është Një dhe se Muhamedi (a.s.), është Profeti i Tij. Kushti i dytë, është falja e namazit; kushti i tretë është dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme). Falja e namazit është lutja më e madhe e anës shpirtërore. Zekati është mirësia më e madhe shoqërore. Ai që e studion domethënien e zekatit, e kupton hollësisht këtë gjest të madh shoqëror e fetar të pashembullt. Prandaj, zekati e namazi përmenden krahas në Kuran, në më se 60 vende. Në shumë pjesë të tjera të Kuranit, ato përmenden veç e veç (përkthyesi).