Pesë shtyllat e Islamit

Mësimi 2 nga 5

Pse muslimanët falen pesë herë në ditë?

Nga Kurani

وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرۡكَعُواْ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ﴿٤٣﴾

Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).

Al-Baqarah 2:43Lexo në Kuran

ٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۗ وَلَذِكۡرُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَصۡنَعُونَ ﴿٤٥﴾

Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.

Al-'Ankabut 29:45Lexo në Kuran

فَإِذَا قَضَيۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ قِيَٰمٗا وَقُعُودٗا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمۡۚ فَإِذَا ٱطۡمَأۡنَنتُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتۡ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ كِتَٰبٗا مَّوۡقُوتٗا ﴿١٠٣﴾

Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur ose të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.

An-Nisa 4:103Lexo në Kuran

إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ ﴿١٤﴾

Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!

Taha 20:14Lexo në Kuran

Nga Suneti

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”

Transmeton Muslimi Sahih HadeethEnc.com
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se pesë namazet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës, namazi i xhumasë çdo javë dhe agjërimi i muajit Ramazan çdo vit janë shlyerje për gjynahet e vogla që ndodhin mes tyre, me kusht që të shmangen gjynahet e mëdha. Sa u përket gjynaheve të mëdha, si: kurvëria e konsumimi i alkoolit, ato i fshin vetëm pendimi.

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "E pyeta Profetin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Kështu më tha Profeti ﷺ. Sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tej."

Muttefek alejhi Sahih HadeethEnc.com
Shpjegimi

Profeti ﷺ qe pyetur: "Cila është vepra më e dashur tek Allahu?" Në këtë rast tha: "Namazi i obliguar në kohën e vet, të cilën e ka përcaktuar feja. Pastaj mirësjellja me prindërit, bërja mirë atyre, përmbushja e të drejtave të tyre dhe braktisja e mosrespektimit ndaj tyre. E pastaj xhihadi në rrugë të Allahut për ta lartësuar Fjalën e Allahut të Lartmadhërishëm, për ta mbrojtur fenë islame dhe muslimanët e për t'i shpërfaqur simbolet e tij të dukshme, përmes (dhënies së) shpirtit dhe pasurisë.

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Më tregoi për këto vepra, saqë, po t'i thosha: "Pastaj cila?", do të më tregonte më tej.

Të gjitha mësimet