Sureja An-Nahl, ajeti 124

16:124

إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبۡتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ١٢٤

Innamā ju'ilas-sabtu 'alal-ladhīnakhtalafū fīhi wa inna rabbaka layahkumu baynahum yawmal-qiyāmati fīmā kānū fīhi yakhtalifūn

Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të.172 Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.

Shënimet

172 Tradita islame tregon se, në lashtësi, dita e vërtetë e kremtes fetare ka qenë dita e premte. Pikërisht në këtë ditë, Allahu i Madhërishëm pranoi pendimin e Ademit. “Sabati”, dita e pushimit absolut për hebrenjtë, u caktua nga Allahu në një mënyrë të tillë të ashpër, si ndëshkim për bijtë e Israilit, sepse kishin kundërshti në lidhje me të premten. Të krishterët kremtuan të dielën, si gjoja dita e ringjalljes së Isait, birit të Merjemes. Ndërsa Islami e riktheu kremten e ditës së premte, por me dimensionin shpirtëror të namazit të përbashkët të xhumasë. Ndërkaq, veprimtaritë e tjera të ligjshme në këtë ditë, janë të lejuara.