Sureja Al-Qiyamah, ajeti 16

75:16

لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ ١٦

Lā tuharrik bihī lisānaka lita'jala bih

Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!382

Shënimet

382 Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.