Sureja Al-Baqarah, ajeti 3

2:3

ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡغَيۡبِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣

Alladhīna yu'minūna bil-ghaybi wayuqīmūnas-salawāta wamimmā razaqnāhum yunfiqūn

të cilët besojnë në të fshehtën,11 falin namazin12 dhe japin13 nga ajo që u kemi dhënë Ne;

Shënimet

11 “të fshehtën”: ky është përkthimi i fjalës “gajb” që përfshin gjithçka që është përtej perceptimeve njerëzore dhe e pakapshme nga arsyeja e thjeshtë, si p.sh.: ringjallja, Xheneti (Parajsa), Xhehenemi (Ferri), paracaktimi hyjnor etj. Të gjitha këto gjëra janë përtej mendjes sonë dhe zbulohen vetëm nëpërmjet Shpalljes Hyjnore.

12 Namazi është shtylla e dytë e Islamit. Ai është një ritual i posaçëm i përbërë nga leximi i pjesëve të caktuara prej Kuranit dhe nga recitime lavdesh e lutjesh për Zotin, të kombinuara me lëvizje të veçanta. Namazi është i detyrueshëm të kryhet nga çdo besimtar pesë herë në ditë në kohë të caktuara.

13 Vargu bën fjalë për çdo lloj shpenzimi në të mirë të njerëzve, përfshirë këtu edhe zekatin – 1/40 e pasurisë –, që është detyrim financiar për çdo mysliman të pasur.