Sureja Al-Baqarah, ajeti 197

2:197

ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرٞ مَّعۡلُومَٰتٞۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي ٱلۡحَجِّۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ يَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَتَزَوَّدُواْ فَإِنَّ خَيۡرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُونِ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٩٧

Al-hajju ashhurum ma'lūmātun faman farada fīhinnal-hajja falā rafatha walā fusūqa walā jidāla fil-hajji wamā taf'alū min khayrin ya'lamhullāhu watazawwadū fa inna khayraz-zādit-taqwā wattaqūni yā'ulil-albāb

Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.35 Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!

Shënimet

35 Muajt, kur mund të shkohet për haxhillëk, janë: Sheval, Dhul-Kade dhe Dhul- Hixhe. Vizita mund të bëhet që në ditën e parë të Shevalit, por duhet pritur dita e tetë e Dhul-Hixhes për të filluar haxhillëkun.