Lutja kur zemërohesh

Fjalët për të cilat Pejgamberi ﷺ tha se e largojnë zemërimin.

1 Një herë

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

Kuptimi dhe burimi

Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”

Muttefek alejhi Grada: Sahih

Shpjegimi

Dy burra e shanë dhe e fyen njëri-tjetrin në praninë e Profetit ﷺ dhe fytyra e njërit prej tyre u skuq, ndërsa damarët rreth qafës së tij iu frynë.

Profeti ﷺ tha: "Unë di një fjalë, që sikur ta thoshte ky i zemëruari, do t'i largohej zemërimi. Sikur të thoshte: "Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit të mallkuar."

Të pranishmit i thanë: Profeti ﷺ ka thënë: "Kërko mbrojtje tek Allahu nga shejtani!"

Ai tha: "A jam unë i çmendur?! Mendoi se nuk kërkon mbrojtje që të ruhet nga shejtani askush, veçse ai që është i çmendur."

Dobitë

  • Kujdesi i Profetit ﷺ për të udhëzuar dhe këshilluar të tjerët, sa herë që paraqitej arsyeja për këtë.
  • Zemërimi është prej shejtanit.
  • Urdhri për të kërkuar mbrojtje tek Allahu nga shejtani kur je i zemëruar, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbrojtje tek Allahu..." (El Fusilet, 36)
  • Paralajmërimi kundër sharjes dhe mallkimit, si dhe largimi prej tyre, ngase ato çojnë në armiqësi mes njerëzve.
  • Përcjellja e këshillës atij që nuk e ka dëgjuar, në mënyrë që të përfitojë prej asaj që përmban ajo.
  • Profeti ﷺ ka paralajmëruar kundër zemërimit, sepse ai shtyn drejt së keqes dhe nxitimit të tepruar. Profeti ﷺ zemërohej, vetëm atëherë kur shkeleshin kufijtë e Allahut të Lartësuar, e në fakt ky është zemërim i lavdëruar.
  • Për fjalën "A jam unë i çmendur?", Neveviu ka thënë: "Është e mundur se ai që e tha këtë, të ketë qenë prej hipokritëve ose prej beduinëve të vrazhdë."

Lexo në HadeethEnc.com

Pyetje

Çfarë ka në këtë faqe?

Lutja për zemërimin: secili në arabisht, me kuptimin, hadithin nga vjen, gradën dhe një shpjegim.

Nga vijnë përkthimet?

Nga HadeethEnc.com, Enciklopedia e Haditheve Profetike të Përkthyera. Çdo hadith paraqitet saktësisht siç e botojnë ata, me burimin dhe gradën, dhe me lidhje te origjinali.

A mund të marr një kujtesë të përditshme?

Po. Aplikacioni falas Qabas për Android të kujton çdo ditë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe ka të njëjtin numërues.