Sureja Taha, ajeti 96

20:96

قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةٗ مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي ٩٦

Qāla basurtu bimā lam yabsurū bihī faqabadtu qabdatam min atharir-rasūli fanabadhtuhā wakadhālika sawwalat lī nafsī

(Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime”.197

Shënimet

197 Shumica e komentuesve të Kuranit, bazuar në një transmetim nga Ali Ibn Ebi Talibi (r.a.), thonë se Samiriu kishte parë Xhebrailin (a.s.) mbi një kalë teksa zbriti për të marrë Musain dhe u ngjit në qiell bashkë me të. Kështu, Samiriu mori një grusht dhé nga gjurma e kalit të Xhebrailit dhe ia hodhi viçit prej floriri, i cili mori jetë.