وَيَٰقَوۡمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٞ قَرِيبٞ ٦٤
Wayāqawmi hādhihī nāqatullāhi lakum āyatan fadharūhā ta'kul fī ardillāhi walā tamassūhā bisū'in faya'khudhakum 'adhābun qarīb
O populli im! Kjo është deveja e Allahut,147 shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë”.
Shënimet
147 “Kjo është deveja e Allahut”: Sipas disa komentuesve të Kuranit, kjo deve doli nga shkëmbi. Ajo ishte një kafshë e mrekullueshme, që Allahu ua paraqiti themudasve si provë për Profecinë e Salihut. Në mënyrë që edhe kafsha të pinte, u vendos që burimi i vetëm i ujit për atë popull, të shfrytëzohej me radhë: një herë deveja, një herë njerëzit. Kjo nxiti mërinë e jobesimtarëve, të cilët vendosën ta vrisnin atë.