Sureja At-Tawbah, ajeti 117

9:117

لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِيِّ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ ٱلۡعُسۡرَةِ مِنۢ بَعۡدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٖ مِّنۡهُمۡ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّهُۥ بِهِمۡ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ ١١٧

Llaqat tāballāhu 'alan-nabiyyi wal-muhājirīna wal-ansāril-ladhīnat-taba'ūhu fī sā'atil-'usrati mim ba'di mā kāda yazīghu qulūbu farīqim minhum thumma tāba 'alayhim innahū bihim ra'ūfur rahīm

Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre129. Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.

Shënimet

129 Bëhet fjalë për fushatën e Tebukut, e cila ka ndodhur në vitin 9 H / 631 e.s.