قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ ٢٨
Qālū innakum kuntum ta'tūnanā 'anil-yamīn
(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë273”.
Shënimet
273 E djathta paraqet në kulturën dhe në gjuhën arabe (dhe jo vetëm në të) anën e arsyes dhe të së mirës, kështu që shprehja “na vinit nga e djathta” do të thotë: “Ju na paraqiteshit me argumente që në pamje të parë ishin të paqortueshme, për të na nxjerrë nga rruga e drejtë”.