إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِتَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِمَآ أَرَىٰكَ ٱللَّهُۚ وَلَا تَكُن لِّلۡخَآئِنِينَ خَصِيمٗا ١٠٥
Innā anzalnā ilaykal-kitāba bil-haqqi litahkuma baynan-nāsi bimā arākallāhu walā takul lil-khā'inīna khasīmā
Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!75
Shënimet
75 Komentuesit klasikë të Kuranit (Taberiu) bëjnë të ditur se ky varg dhe ata të mëpasshëm, deri në vargun 113, kanë lidhje me çështjen e një njeriu që quhej Ibn Ubejrik. Ai akuzohej se kishte vjedhur, por mbrohej nga i Dërguari i Allahut, i cili ishte bindur nga ndërmjetësimi i familjes së të pandehurit, se vjedhjen e kishte bërë një hebre. Shpallja Hyjnore e shfajësoi hebreun, kurse Ibn Ubejriku mohoi besimin dhe u arratis në Mekë, ku vazhdoi jetën e tij si keqbërës, derisa e gurëzuan.