وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٞۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيّٞ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيّٞ مُّبِينٌ ١٠٣
Walaqad na'lamu annahum yaqūlūna innamā yu'allimuhū basharul lisānul-ladhī yulhidūna ilayhi a'jamiyyun wahādhā lisānun 'arabiyyum mubīn
Ne e dimë mirë që ata169 thonë: “Atë170 e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.171
Shënimet
169 Paganët e Mekës.
170 Muhamedin (a.s.).
171 Sipas komentuesve të Kuranit, ky varg bën fjalë për një skllav të krishterë që jetonte në Mekë e të cilit Profeti Muhamed (a.s.) i fliste herë pas here. Për këtë arsye, paganët e Mekës thoshin se ishte ky skllav që ia mësonte Muhamedit (a.s.) Kuranin. Mirëpo ai ishte i huaj dhe nuk dinte mirë arabisht, prandaj nuk kishte mundësi që t’i mësonte Profetit (a.s.) Kuranin, që është në gjuhë arabe të kulluar.