Sureja Al-Hujurat, ajeti 15

49:15

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ ١٥

Innamal-mu'minūnal-ladhīna āmanū billāhi warasūlihī thumma lam yartābū wajāhadū bi amwālihim wa anfusihim fī sabīlillāhi ulā'ika humus-sādiqūn

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.326

Shënimet

326 Në fenë islame konsiderohet mysliman ai njeri i cili i beson Allahut (xh.sh.) dhe Profetit Muhamed (a.s.). Në Kuran, kudo që përmendet populli besimtar, prej kohës së Profetit a.s. e këndej, konsiderohet popull mysliman, meqë fjala mysliman është përcaktuar për besimtarët e Profetit Muhamed a.s. (përkthyesi).