ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٢٧
Alladhīna yanqudūna 'ahdallāhi mim ba'di mīthāqihī wayaqta'ūna mā amarallāhu bihī an yūsala wayufsidūna fil-ardi ulā'ika humul-khāsirūn
të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur16 dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.
Shënimet
16 “ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur” - Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar të mbajmë lidhjet me Të, duke besuar tek Ai dhe duke e adhuruar Atë; të mbajmë lidhjet me Profetin e Tij, duke e besuar atë, duke e dashur dhe duke ndjekur shembullin e tij; pastaj të mbajmë lidhjet me prindërit, të afërmit, shokët dhe njerëzit e tjerë dhe duke zbatuar detyrimet që kemi kundrejt atyre.