وَٱلۡمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٖۚ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكۡتُمۡنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِيٓ أَرۡحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤۡمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِي ذَٰلِكَ إِنۡ أَرَادُوٓاْ إِصۡلَٰحٗاۚ وَلَهُنَّ مِثۡلُ ٱلَّذِي عَلَيۡهِنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ وَلِلرِّجَالِ عَلَيۡهِنَّ دَرَجَةٞۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ٢٢٨
Wal-mutallaqātu yatarabbasna bi anfusihinna thalāthata qurū'in walā yahillu lahunna an yaktumna mā khalaqallāhu fī arhāmihinna in kunna yu'minna billāhi wal-yawmil-ākhiri wabu'ūlatuhunna ahaqqu biraddihinna fī dhālika in arādū islāhan walahunna mithlul-ladhī 'alayhinna bil-ma'rūfi walir-rijāli 'alayhinna darajatun wallāhu 'azīzun hakīm
Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrën e tyre, nëse besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’i kthejnë gjatë këtij afati. Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.37 Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Shënimet
37 Te Zoti nuk humb asgjë. Edhe pse meshkujt e femrat janë të barabartë, në pikëpamje të fuqisë fizike meshkujt janë më të fortë. Për këtë arsye, Zoti i ka ngritur meshkujt për një shkallë më lartë. Kjo është e njohur, madje, edhe në botën bashkëkohore si p.sh. përmes kohëzgjatjes së stazhit të punës, që duhet të kryejnë meshkujt dhe femrat (përkthyesi).