يَكَادُ ٱلۡبَرۡقُ يَخۡطَفُ أَبۡصَٰرَهُمۡۖ كُلَّمَآ أَضَآءَ لَهُم مَّشَوۡاْ فِيهِ وَإِذَآ أَظۡلَمَ عَلَيۡهِمۡ قَامُواْۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٠
Yakādul-barqu yakhtafu absārahum kullamā adā'a lahum mashaw fīhi wa idhā azlama 'alayhim qāmū walaw shā'allāhu ladhahaba bisam'ihim wa absārihim innallāha 'alā kulli shay'in qadīr
Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.15
Shënimet
15 Vargjet 6-20 bëjnë fjalë për një kategori të caktuar njerëzish që hiqen si besimtarë, por që në të vërtetë nuk janë të tillë. Këta njerëz përmenden në Kuran me termin munâfikûn, hipokritë, dhe në zemrat e veta kanë sëmundjen e dyshimit në të vërtetat fetare.