Sureja Al-Baqarah, ajeti 104

2:104

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقُولُواْ رَٰعِنَا وَقُولُواْ ٱنظُرۡنَا وَٱسۡمَعُواْۗ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٠٤

Yā'ayyuhal-ladhīna āmanū lā taqūlū rā'inā waqūlunzurnā wasma'ū walil-kāfirīna 'adhābun alīm

O besimtarë! Mos thoni: “Rá‘iná”25, por thoni: “Undhurná! - “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.

Shënimet

25 Në këtë varg Zoti na urdhëron të bisedojmë me njerëzit me fjalë të sinqerta, të mira, pa hipokrizi dhe që nuk kanë përmbajtje fyese. Fjala râina, në shembullin e këtushëm, në arabisht do të thotë “na dëgjo” ose “na shiko me respekt”, por në hebraishten-arabe të shekullit të shtatë ishte sharje me kuptimin “O i keqi ynë”.