Sureja Al-'Ankabut, ajeti 61

29:61

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٦١

Wala'in sa'altahum man khalaqas-samāwāti wal-arda wasakkharash-shamsa wal-qamara layaqūlunnallāhu fa annā yu'fakūn

Nëse ti (Muhamed) i pyet ata249 se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?

Shënimet

249 Bëhet fjalë për politeistët, të cilët e kanë njohur pothuajse gjithmonë një Qenie Supreme, një Zot Suprem që ishte Krijuesi dhe Rregulluesi i gjithësisë. Banorët e Mekës, në mënyrë të veçantë, e kishin të qartë konceptin e Allahut (i lartmadhëruar qoftë Ai), por për shkak të paditurisë, interesave të ngushta dhe poshtërsisë morale, atyre iu dukej me leverdi që të adhuronin një mori zotash të tjerë.