Sureja Al-Ahzab, ajeti 50

33:50

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٥٠

Yā'ayyuhan-nabiyyu innā ahlalnā laka azwājakal-lātī ātayta ujūrahunna wamā malakat yamīnuka mimmā afā'allāhu 'alayka wabanāti 'ammika wabanāti 'ammātika wabanāti khālika wabanāti khālātikal-lātī hājarna ma'aka wamra'atam mu'minatan in wahabat nafsahā lin-nabiyyi in arādan-nabiyyu an yastankihahā khālisatal laka min dūnil-mu'minīna qad 'alimnā mā faradnā 'alayhim fī azwājihim wamā malakat aymānuhum likaylā yakūna 'alayka harajun wakānallāhu ghafūrar rahīmā

O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.267

Shënimet

267 Profeti Muhamed a.s., kishte themeluar një institucion teologjik të femrave (një lloj fakulteti i asaj kohe), por atë e kufizoi vetëm për gratë e veta. Atij i erdhi një leje prej Zotit, që, nëse dëshironte të zgjeronte këtë veprimtari, mund të merrte edhe një grua tjetër. Por kjo leje ishte vetëm për të. Kjo kishte rëndësi të madhe për përhapjen e diturisë te femrat (përkthyesi).