Ramazani 2026

Data e pritur

e mërkurë, 18 shkurt 2026

1 Ramazan 1447 H

Deri më e enjte, 19 mars 2026

Datat ndjekin kalendarin Umm al-Qura të Arabisë Saudite. Aty ku muaji fillon me shikimin vendor të hënës së re, data mund të jetë një ditë më herët ose më vonë.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hixhri dhe muaji i agjërimit të detyrueshëm. Muslimanët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndimin e diellit për 29 ose 30 ditë, dhe në të filloi zbritja e Kuranit.

Nga Kurani dhe Suneti

Hadithi

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: «مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ»
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
Muttefek alejhi · Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se atij që e agjëron muajin Ramazan duke besuar në Allahun dhe duke qenë i bindur se agjërimi është obligim, si dhe është i bindur në shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për agjëruesit, duke synuar kështu fytyrën e Tij, e jo ​​syefaqësi e reputacion, do t'i falen gjynahet e së kaluarës.

Lexoni në HadeethEnc.com

عن أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «تَسَحَّرُوا، فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً».
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”
Muttefek alejhi · Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka inkurajuar ngrënien e syfyrit, që është ushqimi në pjesën e fundit të natës si përgatitje për agjërimin (gjatë ditës), sepse ai përmban bereqet, domethënë shumë mirësi në shpërblim dhe sevape, zgjim në pjesën e fundit të natës për lutje, forcim për agjërim, energji për ta përballuar atë dhe lehtësim të vështirësisë së tij.

Lexoni në HadeethEnc.com

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدَ النَّاسِ، وَكَانَ أَجْوَدُ مَا يَكُونُ فِي رَمَضَانَ حِينَ يَلْقَاهُ جِبْرِيلُ، وَكَانَ يَلْقَاهُ فِي كُلِّ لَيْلَةٍ مِنْ رَمَضَانَ فَيُدَارِسُهُ القُرْآنَ، فَلَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدُ بِالخَيْرِ مِنَ الرِّيحِ المُرْسَلَةِ.
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
Muttefek alejhi · Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij ishte kulmore gjatë muajit Ramazan, meqë e jepte atë që kërkohej për ata që kishin nevojë. Fakti se bujaria e tij ishte kulmore janë dy shkaqe: I pari: Takimi që e kishte me Xhibrilin (alejhi selam). I dyti: Mësimi i Kuranit së bashku, respektivisht leximi i tij përmendsh. Xhibrili (alejhi selam) i mësonte Profetit ﷺ çdo gjë që i qe shpallur nga Kurani, kësisoj i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më bujar, më bamirës dhe veprues i hairit, dhe më i shpejtë për t'u sjellë dobi njerëzve sesa era e mirë që e dërgon Allahu me shi e mëshirë.

Lexoni në HadeethEnc.com

Shih edhe

Vite të tjera

Festa të tjera

Pyetje

Kur është Ramazani 2026?

Ramazani 2026 pritet të fillojë më e mërkurë, 18 shkurt 2026, që është 1 Ramazan 1447 H sipas kalendarit Umm al-Qura.

Ramazani: a është konfirmuar data?

Jo derisa të shihet hëna e re. Shumë vende e shpallin fillimin e muajit një mbrëmje më parë, prandaj data mund të ndryshojë me një ditë.

Sa zgjat Ramazani?

Ramazani ka 29 ose 30 ditë. Përfundon kur shihet hëna e Shevalit, dhe Fitër Bajrami është të nesërmen.