ٱقۡتُلُواْ يُوسُفَ أَوِ ٱطۡرَحُوهُ أَرۡضٗا يَخۡلُ لَكُمۡ وَجۡهُ أَبِيكُمۡ وَتَكُونُواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ قَوۡمٗا صَٰلِحِينَ ٩
Uqtulū yūsufa awitrahūhu ardan yakhlu lakum wajhu abīkum watakūnū mim ba'dihī qawman sālihīn
Vriteni Jusufin ose braktiseni në ndonjë vend të largët,149 se pastaj babai juaj do të kthehet nga ju dhe, pas kësaj, do të bëheni njerëz të mirë”.
Shënimet
149 “Vriteni ...”: Vëllezërit e Jusufit flasin midis tyre, por, për t’i qëndruar besnik stilit kuranor, ligjërata është përkthyer në vetën e dytë të numrit shumës. Kjo formë është përdorur shpesh në Kuran dhe mund të japë përshtypjen se personi që flet është një i huaj, jashtë grupit të cilit i drejtohet fjala. Ndërkohë, ne do të thoshim “Ta vrasim Jusufin ose ta braktisim...”.