Sureja Yusuf, ajeti 77

12:77

۞ قَالُوٓاْ إِن يَسۡرِقۡ فَقَدۡ سَرَقَ أَخٞ لَّهُۥ مِن قَبۡلُۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفۡسِهِۦ وَلَمۡ يُبۡدِهَا لَهُمۡۚ قَالَ أَنتُمۡ شَرّٞ مَّكَانٗاۖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَصِفُونَ ٧٧

Qālū in yasriq faqad saraqa akhul lahū min qablu fa asarrahā yūsufu fī nafsihī walam yubdihā lahum qāla antum sharrum makānan wallāhu a'lamu bimā tasifūn

(Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhur, më parë ka vjedhur edhe vëllai i tij!”152 Jusufi heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe. Allahu është më i dijshëm për ato që thoni ju”.

Shënimet

152 Disa komentues të Kuranit (midis të cilëve edhe Taberiu), thonë se ky pohim i referohet një ngjarjeje, kur Jusufi ishte i vogël. Atë kohë ai i kishte vjedhur gjyshit nga nëna, që ishte pagan, një statujë të vogël idhulli dhe ia kishte thyer.