فَٱتَّخَذَتۡ مِن دُونِهِمۡ حِجَابٗا فَأَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرٗا سَوِيّٗا ١٧
Fattakhadhat min dūnihim hijāban fa arsalnā ilayhā rūhanā fatamatthala lahā basharan sawiyyā
duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë,189 i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.
Shënimet
189 D.m.th. engjëllin Xhebrail. Allahu e ka quajtur atë “Shpirtin Tonë” për ta nderuar dhe për ta ngritur lart, jo se Xhebraili është pjesë e Qenies Hyjnore. Ai është një prej shpirtrave më të nderuar që ka krijuar Allahu.