وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٖ ٣٥
Wamā yulaqqāhā illal-ladhīna sabarū wamā yulaqqāhā illā dhū hazzin 'azīm
Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.287
Shënimet
287 D.m.th. atyre që janë pajisur me moralin e mirë në jetën e kësaj bote dhe që do të fitojnë lumturinë e Xhenetit në botën tjetër.