Sureja Al-Baqarah, ajeti 82

2:82

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٨٢

Walladhīna āmanū wa'amilus-sālihāti ulā'ika ashābul-jannati hum fīhā khālidūn

Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.23

Shënimet

23 Në Kuran përmendet shpesh Xheneti (parajsa). Po ashtu, përmendet edhe Xhehenemi (ferri apo skëterra) - me shumë emra. Kjo është kështu sepse njeriu përmendet shumë herë për cilësi të mira dhe, për çdo cilësi të cekur, përmendet edhe dhurata që e meriton - Xheneti. Nga ana tjetër, kur përmenden cilësitë e këqija të njeriut, ceket edhe dënimi për të - Xhehenemi ose dënimi me zjarr (përkthyesi).